Portieri rus Igor Akinfeev po konsiderohet një hero në Rusi pas pritjeve në këtë botëror dhe veçanërisht në ndeshjen ndaj Spanjës ku Rusia arriti të kualifikohej pas gjuajtjes së penalltive.
Kjo ka bërë që kopshti zoologjik i Moskës ta vlerësojë duke i vendosur emrin një shqiponje të sapolindur.
Drejtoresha e muzeut, Zvetlana Akulova, e cila shpjegoi përse e morën këtë vendim të veçantë për të nderuar portierin.
“I kemi vendosur emrin e Igor Akinfejevit një shqiponje, e cila sapo ka dalë nga veza një muaj më parë, sepse ashtu si portieri, shqiponja ka reflekse vetëtime dhe ka një shikim të jashtëzakonshëm”.
“Ne jemi krenarë për arritjet e ekipit tonë të futbollit”, tha Svetlana Akulova.
Ndërkohë, në Moskë filloi një festë e madhe pas fitores 4-3 të dielën, në të cilën Akinfeev shpëtoi dy penallti. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov krahasoi festën me festimet në fund të Luftës së Dytë Botërore.
(B.H/Faxweb)