Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sot me një tjetër mesazh, pas vendimit të një dite më parë, ku me akt normativ, u vendos mbyllja e diskove, lokaleve të natës me muzike dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00, si masë kufizuese në situatën kritike që ka marrë perhapja e koronavirusit në vend.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Elton Deda kërkon shfuqizimin e atit normativ, që ai e cilëson të çuditshëm.
Mesazhi i Elton Dedës: Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh.
Gjatë ditës së djeshme ministria njoftoi se do të qendrojë të mbyllura të gjitha lokalet e natës dhe lounge baret, ndërkohë që në të gjitha subjektet do të ndalohet muzika pas orës 20:00 të mbrëmjes. Sot edhe dje pati një protestë përpara kryeministrisë, të cilës Rama iu përgjigj me nota ironike dhe fyese.
“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!” shkruante Rama në Twitter.