21:15 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Reflekton” Isa Mustafa pasi inicioi rrëzimin e qeverisë : Të bëhemi bashkë për ta rikthyer…

18:51 | 27/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Speciet që nuk i shqiten pushtetit…”, gazetari i ‘përvishet’ Mustafës: Isë, eja në Tiranë, gjej një vend pranë Baba Takut!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me anë të statusi në Facebook ka thënë se beteja politika e kohëve të fundit në Kosovë nuk duhet të vazhdojë më duke iu referuar situatës politike në Kosovë që vetë e inicioi me mocionion e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ai ka bërë thirrje që të ndalet beteja politike e kohëve të fundit dhe se Kosova duhet t’i lexojë drejt porositë e aleatëve.

Postimi i Plotë

“Të dashur miq,

Tani kur deklarata nga Shtëpia e Bardhë qartësoi gjithçka rreth të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, na takon ne të ulemi dhe të gjejmë rrugën e duhur për të ecur përpara.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe unë, i besojmë pa rezerva Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I kemi besuar gjithmonë dhe gjithmonë na ka rënë mirë. I besojmë edhe tash dhe jemi të bindur se Amerika do t’i bindë edhe aleatët tjerë perëndimor të Kosovës për të qenë bashkë edhe në procesin që na pret. Marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila vendin e bën subjekt të plotë ndërkombëtar dhe ia hapë perspektivën integruese euro-atlantike.
Beteja politike e zhvilluar, sidomos kohët e fundit në Kosovë, nuk duhet të vazhdoj më. Jam i bindur se kjo betejë politike, përveç se dëmton aspiratat legjitime të Kosovës dhe qytetarëve të saj, aleatëve tanë ua vështirëson përpjekjet për të siguruar unitetin euro-atlantik për Kosovën.

Kosova duhet t’i lexoj drejt porositë e aleatëve. T’i interpretoj drejt ato. Ndaj ftoj të gjitha subjektet politike të Kosovës të flasim me një zë. Të tejkalojmë vetveten për interes të Kosovës. Ta lëmë prapa garën meskine e të mos punojmë duke menduar vetëm ditën e votimit. Të mos kultivojmë pritje iracionale përmes populizmit. Por, të bëhemi bashkë për ta rikthyer Kosovën në drejtimin e duhur. Kah orientimi euro-atlantik.
Kosova duhet të flas me një zë. Me zërin e arsyes. Me zërin e së vërtetës. Kosova nuk ka alternativë. Kosova ka të ardhme vetëm në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.
Kosova, sot ka nevojë për një klasë të mençur e të urtë politike. Ka nevojë për liderë që kapërcejnë bindjet e tyre ideologjike dhe interesat elektorale për hir të Kosovës. Për hir të së ardhmes së saj.

Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë. Aleatët tanë, që gjithmonë na kanë qëndruar pranë, duhet t’i dëgjojmë. Sepse secilën herë që i kemi dëgjuar, na ka rënë mirë. Edhe në vitet 90-ta që na sugjeruan të mos bëhemi tabelë qitjeje kur republikat e ish-Jugosllavisë po luftonin për interesat e veta. Edhe kur na e orientuan qëllimin dhe mënyrën e luftës çlirimtare. Edhe kur na premtuan çlirim nëse pranojmë marrëveshjen e Rambujesë. Edhe kur na garantuan shtetin po të pranonim Planin Ahtisaari. Edhe secilën ditë deri sot. Që Kosova nuk ka mbetur asnjë moment pa mbështetjen politike e ekonomike të aleatëve të saj.
Ata i kemi edhe sot përkrah. Për ta mundur pandeminë që po na rrezikon shëndetin e jetën. E që do të na shkaktoj destabilitet ekonomik. Me aleatët, ne mund t’ia dalim. Pa ta, jo vetëm që është e vështirë. Por, është e pamundur. Të mos e gënjejmë, as veten, as qytetarët.

Prandaj, t’i dëgjojmë ata edhe kur po na thërrasin të ulemi e të gjejmë zgjidhje kushtetuese për situatën e krijuar politike në vendin tonë.
Nuk është kohë eksperimentesh. Kosovës i duhet një qeveri me kapacitet të plotë operacional për ta përballuar pandeminë dhe krizën që do të pasojë.
Pasi ta kalojmë këtë krizë, duhet t’i kthehemi qytetarëve për vlerësim përmes zgjedhjeve. Me vizion të qartë euro-atlantik dhe me oferta objektive programore. I.M”.

 

 

Etiketa: Isa Mustafa
Pas

“Qeveria e ka të mundur të fillojë testimin masiv”, mjeku: Kjo do të lehtësojë masat drastike

Para

Maqedonia e Veriut bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Para
Referendumi në Maqedoni, reagon DASH: Mbështesim implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës

Maqedonia e Veriut bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

LIVE LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të 3 pikëve

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, hapet gara për 5 drejtues komisariatesh

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Emigrantë drejt Europës/ Mbi 3500 persona nga Lindja dhe Afrika humbën jetën në 2024

Itali/ U plagos me një plumb në kokë, gjendja e ish-policit Fatos Cenaj mbetet kritike. Pista e re që dyshohet…

Akuzohen për mashtrim zgjedhor, Gjykata e Lartë në Greqi përjashton nga parlamenti tre deputetë

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.