Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e QSUT, spitaleve rajonale në Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, si dhe me 10 koordinatorët turq që po mbështesin nga afër zbatimin e reformës së Autonomisë Spitalore në Shqipëri.
Gjatë takimit u vlerësuan hapat konkretë të ndërmarrë në kuadër të kësaj reforme që tashmë nuk është më vetëm një ide në letër, por një realitet që po jep rezultatet e para në terren.
Sipas Ministres Koçiu, vetëm brenda 18 muajve të parë janë krijuar premisat për rritjen e lirisë në menaxhimin financiar të spitaleve, si dhe për vendimmarrje të pavarur në lidhje me protokollet e trajtimit.
Synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve dhe transformimin e spitaleve publike në qendra vetëmenaxhuese të kujdesit shëndetësor.
Koçiu shprehu mirënjohje të veçantë për ekipin turk për mbështetjen e dhënë në këtë proces transformues, duke theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për suksesin e reformave madhore në shëndetësi.