Nepotizmi është një fenomen mjaft i përhapur në institucionet shtetërore në Shqipëri. Po ashtu edhe në sistemin e drejtësisë, rezultojnë se shumë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë lidhje familjare midis tyre.
Në një letër të mbërritur në redaksinë e Faxweb.al, një qytetar ka zbuluar lidhjet familjare dhe shoqërore të prokurores Arta Marku me disa drejtues në Prokurori dhe me eksponentë të Partisë Socialiste.
Qytetari dixhital shkruan se “rritja në detyrë është e mundur vetëm po pate shoqe klase Artën e Rilindjes, po që se je burri i shoqes Artë, ose po qe se ke lidhje familjarë me shoqen e Artës, Ermonelën e Rilindjes.”
Më tej qyetari shton se “nuk na shqetësojnë, na shqetëson Reforma që ndërmori Rilindja për sistemin e drejtësisë, e për këtë qëllim trumbetoi zgjedhjen e Artës 69 – she, duke premtuar një fytyre ndryshe nga ajo e Llalles?!”
Letra e plotë mbërritur në redaksinë e Faxweb.al
Reforma e Rilindjes dhe Qokat e Arta Markut?
E ndersa te gjithe presim me ngulm rezultatet e hetimeve sensitive, prokuroria shqiptare e drejtuar nga Prokurorja e Pergjithshme e zgjedhur nga Rilindja si e perkoheshme pa afat vijon te jete ne kaos. Rritja ne detyre eshte e mundur vetem po pate shoqe klase Arten e Rilindjes, po qe se je burri i shoqes Arte, ose po qe se ke lidhje familjare me shoqen e Artes, Ermonelen e Rilindjes. Alma Felaj eshte zvdrejtuese prokurorie ne Durres, dhe eshte nusja e vellait te deputetes Ermonela Felaj. Drejtuese prokurorie ne Durres eshte Anita Jella, shoqe me Arten e perkoheshme, dhe Ermonelen. Burri i Drejtueses se Durresit ka nje vend te rendesishem ne Prokurorine e Pergjithshme, Erjon Shqarri. Shoqja tjeter e Artes dhe e Ermoneles, Donika Prela shkaterroi perfundimisht Prokurorine per Krime te Renda ku per 10 prokurore filloi procedimi disiplinor dhe 3 prej tyre i transferuan. Prokuroret duhet te kene miqesi me Besnik Canin, ose me mikeshen e Besnik Canit Alketa Ziflen qe te shpetojne nga transferimi apo te shpresojne per rritje ne detyre. Por qokat e Artes nuk na shqetesojne, na shqeteson Reforma qe ndermori Rilindja per sistemin e drejtesise, e per kete qellim trumbetoi zgjedhjen e Artes 69 – she, duke premtuar nje fytyre ndryshe nga ajo e Llalles?!
Deri tani, nje qellim eshte realizuar nga Rilindja, kenaqja e deshirave te Ermoneles dhe Ulsiut te partise. Nderkohe populli pret, dhe reforma fle….
P.S: Z. Kryeminister, na trego nje arsye tjeter pse u zgjodh Arta Marku , pervecse Qokat per miqte e saj, dhe mikeshat e miqve????.
(M.Q/Faxweb)