Monika Kryemadhi ka dhënë përgjigje dhe për deklaratat e saj dhe kundërdeklaratat me Ministren e Arsimit. Ajo tha se LSI e ka kundërshtuar që në fillim reformën në Arsim dhe për hir të koalicionit kanë bashkëpunuar.
Ajo e ka quajtur karamele dhe rrogëtare postin e zëvendësministres së Arsimit duke thënë se nuk ka një rol vendimmarrës.
‘’Unë nuk kam bërë kundërdeklaratë ndaj Nikollës, kam bërë deklaratë. Ndonjëherë memoria është shumë e rëndësishme, të nxirren të gjitha fjalimet që ka mbajtur grupi i LSI-së. E keni dëgjuar fjalimin e Luan Ramës dhe Petrit Vasilit.
Luan Rama ka thënë kur është bërë Reforma në Arsim, studentët u ngritën dhe dogjën Parisin. Këtë tha dhe Luan Rama në Parlament që studentët të ngrihen dhe të djegin Tiranën.
Lindita Nikolla vetë nuk mund të ketë asnjë problem nga ana ligjore, të gjitha zgjedhjet në Universitet mund të hidhen në erë me një vendim gjykate.
Në takimet me maturantët unë kam thënë që duhet të kërkoni të drejtat tuaja. Për ligjin për Arsimin e Lartë.
Nëse unë rrëzoj qeverinë happen dyert e burgjeve, ke një opozitë në shesh, ke Maqedoninë në rrugë ke një Greqi në krizë. Në ccdo rast krize ne na kanë mbajtur fqinjët po ata sot janë shumë të dobët.
Zëvendësministrja është një rrogëtare, është një karamele që ti ja jep një force politike. Është e vetmja që doli të fliste dhe të orientonte maturantët. PD-ja u bë palë.
Reformat nuk bëhen në mënyrë individuale përfshihet dhe opoozita. Reformat nuk bëhen as për një vit dhe as për katër vite’’, deklaroi Kryemadhi. (E.K/SHUPLAKA)