Dy dorëheqje të bujshme kanë ndodhur ditën e sotme në dy drejtoritë e vendit. Njëri është drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Arben Seferi dhe tjetri është drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave Alket Hyseni.
Seferi ka thënë se e jep dorëheqjen për shkak se e akuzojnë për anësi politike dhe kjo nismë bëhet për t’i hapur rrugë Refomës në Drejtësi.
Nga ana tjetër edhe Drejtori i Parandalimit të pastrimit të Parave Hyseni ka thënë që tërheqja e tij vjen për shkak të sulmeve se ai është kundër Reformës në Drejtësi.
Rama ka falenderuar të dy këta drejtorë për dorëheqjet. Mund të themi padyshim që këta janë ndër drejtorët e parë që bëhen ‘’kurbanë’’ të Reformës.
ARBEN SEFERI:
Jep dorëheqjen Drejtori i Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, Arben Seferi. Formularin e dorëheqjes Seferi ia ka dërguar kryeministrit Edi Rama.
Në këtë letër ai tregon se është etiketuar për anësi politike, prandaj është shtyrë të marrë këtë vendim.
“Drejtoria do të ketë rol të veçantë në Reformën në Drejtësi”, shton Seferi, pavarësisht largimit të tij.
Pak orë para Seferit, një tjetër drejtor i lartë i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Rama. Ai është Alket Hyseni, Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave. Në një letër drejtuar kryeministrit Rama, ai shprehet se emri i tij është lakuar së shumti gjatë javëve të fundit, “nga ata që nuk kanë interes që reforma në drejtësi të gjejë një zbatim të shpejtë dhe efikas”.
“Duke qenë i ndërgjegjshëm që reforma në drejtësi është një proces i pathyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shoqërisë shqiptare që ky process të zhvillohet sa më shpejt, ndiej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eleminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga Vetting-u”, shprehet ai.
ALKET HYSENI:
Ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni. Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Hyseni shkruan për arsyet që e shtynë në marrjen e këtij vendimi.
Fillimisht, ai shkruan se “Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pasurive do të luajë rolin e saj të ngarkuar nga ligji në hetimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kalojnë në muajt në vazhdim në sitën e procesit të Vettingu-t.”
Për shkak të kësaj përgjegjësie, ai shprehet se emri i tij është lakuar së shumti gjatë javëve të fundit, “nga ata që nuk kanë interes që reforma në drejtësi të gjejë një zbatim të shpejtë dhe efikas”.
“Duke qenë i ndërgjegjshëm që reforma në drejtësi është një proces i pathyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shoqërisë shqiptare që ky process të zhvillohet sa më shpejt, ndiej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eleminuar çdo alibi të të gjithë atyre që
frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga Vetting-u”, vijon më tej ai duke falënderuar ata që e kanë mbështetur.
Alket Hyseni mbante postin e kreut të DPP-së që pas largimit të Gent Gazhelit si ambasador në Turqi. Ai ka mbajtur më parë edhe detyrën e kreut të komisionit të Garancive Statutore në Partinë Socialiste. (E.K/SHUPLAKA)