17:22 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reforma në Drejtësi do t’i kushtojë shtrenjtë shqiptarëve, ja sa milionë dollarë do të paguajmë nga buxheti 2019

15:18 | 18/10/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma në Drejtësi do t’i kushtojë shtrenjtë shqiptarëve, ja sa milionë dollarë do të paguajmë nga buxheti 2019

Reforma në Sistemin e Drejtësisë, aq e domosdoshme dhe aq e debatuar dy vitet e fundit, do t’u kushtojë shtrenjtë xhepave të qytetarëve shqiptarë.  Në projektbuxhetin e vitit 2019, sapo të publikuar nga Qeveria, është parashikuar një fond prej 2.5 miliardë lekësh, afërsisht 25 milionë dollarë, për financimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Por kjo shifër mund të shkojë edhe në 45 milionë dollarë për shkak të problematikave të që mund të shfaqen në vijim, të cilat nuk mund të vlerësohen me saktësi paraprakisht.

Sipas draftit zyrtar të Qeverisë, parashikohet që afërsisht 5.5 milionë dollarë të shkojnë si kosto për financimin e institucioneve të Vetting-ut. 10 milionë dollarë janë parashikuar për të mbuluar kostot që do të lindin  nga pagat e reja të magjistratëve, ndërkohë që afërsisht 5 milionë dollarë të tjerë do përdoren për ngritjen e insitucioneve të reja, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë,  Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, Prokurorinë e Posaëme Antikorrupsion.

Por vlerësime krejt të tjera kanë paraqitur institucionet aktuale të Drejtësisë, të cilat parashikojnë një shtesë prej rret 10 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet e personelit. Ato parashikojnë se për mbarëvajtjen e e sistemit do të nevojitet një shtesë stafi mbështetës prej 419 punonjësish bashkë me shërbimet përkatëse.  Këtij fondi ata i shtojnë edhe rreth 9 milionë dollarë,  kosto që mund të vijnë nga risqe të pamaterializuara ende.

5 milionë dollarë prej këtyre kostove mund të lindin nga vijimësia e Vetting-ut në Polici, 3.5 milionë dollarë si shpenzime të mundshme personeli në rast se miratohet Ligji i Ri për Avokaturën e Shtetit,  si dhe paga për disa funksione jashtë sistemit të Drejtësisë. Materializimi i këtyre risqeve do ta kthente Reformën në Drejtësi në një peshë të rëndë për arkën e shtetit, e cila me të gjitha gjasat mund të ketë nevojë të rëndohet edhe më tej vit pas viti./Scan

Pas

Pas 24 orësh operacion, “Klodi” nxirret nga deti (VIDEO)

Para

Dy ditë pas letrës së hapur për Arta Markun, Rama nxjerr nga zyra Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve

Para
Dy ditë pas letrës së hapur për Arta Markun, Rama nxjerr nga zyra Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve

Dy ditë pas letrës së hapur për Arta Markun, Rama nxjerr nga zyra Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve

Discussion about this post

 



Të Fundit

15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit, mbërrijnë sot në Shëngjin

Saimir Korreshi kritikon administratën lokale në Lushnje: Janë larguar dhjetëra drejtorë

4 miliardë euro kredi për blerje banese, bankat në Shqipëri Bankat rrisin financimin e huadhënieve

Sirenat e alarmit bien në jug të Izraelit, IDF: Po verifikojmë situatën

Tikhanovskaya: Opozita bjelloruse po forcohet. Mirënjohje për Kosovën dhe Shqipërinë

“Kjo nuk ka të bëjë me programin bërthamor”, Khamenei i dërgon mesazh Trump-it nëpërmjetë një fjalimi të regjistruar

Hegseth mbron veprimet e SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran

Tragjedi në futbollin argjentinas, ndërron jetë 18-vjeçari Camilo Nuin gjatë operacionit në gju

Zjarri në Qafë Gjashtë, në terren forcat zjarrfikëse nga Saranda dhe bashkitë përreth

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.