Ndërkohë që Reforma në Drejtësi shënon 3 vjet që pas ndryshimeve kushtetuese për implementimin e saj në 2016, në RTV Ora gazetarja Sonila Meço është shprehur se në 3 vite është tejkaluar çdo lloj afati në ngritjen e institucioneve të drejtësisë.
Sonila Meço: 3 vite pas krijimit të reformës në drejtësi është tejkaluar çdo lloj afati në ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Kemi prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.
Meço tha se ndonëse kemi një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, të cilin nuk e njeh ligji, sot Arta Marku ka emëruar edhe prokuror të përkohshëm.
Sonila Meço: Po presim të bëhen edhe gjyqtarë të përkohshëm. Sot pash që ishin emëruar edhe prokuror të përkohshëm nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme. Një fjalë që nuk e kemi as në Kushtetutë. Kur ti nënkupton Reforma në Drejtësi, nënkupton që ke një nisje nga 0 dhe mbi të gjitha kushtetuta dhe ligji janë parimet më të paprekshme. Nëse në KLP dhe KLGJ janë njerëzit më të mirë të mundshëm, këtu do të shkoja një hap mbrapa.