Komisioni i Ligjeve ka votuar 9 emrat, të cilët janë kandidatë për Këshillin Mbikëqyrës të reformës në drejtësi.
Mësohet se 9 kandidatët e votuar nga Komisioni i Ligjeve dhe që pritet të votohen nga Parlamenti janë Andi Murataj, Artan Spahiu, Gëzim Allaraj, Ilir Kadiu, Irna Milo, Lindita Rusmajli, Sajmir Shehri, Sajmi Vishaj, Suzana Pasha Hoti.
Sipas Komisionit të Ligjeve 9 anëtarët përmbushin kriteret formale, ndërsa do të jetë Kuvendi ai që do të përzgjedhë 5 prej tyre.