06:00 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Reforma në Drejtësi, Lubonja: Lu dhe ndërkombëtarët janë “Bandë” e Edi Ramës! (VIDEO)

20:00 | 10/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma në Drejtësi, Lubonja: Lu dhe ndërkombëtarët janë “Bandë” e Edi Ramës! (VIDEO)

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, analisti Fatos Lubonja i cilëson ambasadorin e SHBA-së Donald Lu dhe ndërkombëtarët, si pjesë e bandës së kryeministrit Rama.

Sipas Lubonjës, Donald Lu është pozicionuar hapur në krah të qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëroi se Reforma në Drejtësi do të sillte një rrezik të madh në Shqipëri.

“Unë mendoj se rreziku i madh që kemi është se kjo reformë që kemi në drejtësi , edhe me intimidim të prokurorëve, duke dalë edhe ambasadori me këtë qëndrim prej peshkaqeni që tremb dhe thotë , unë të heq vizën, dhe me një mbështetje të hapur të kësaj qeverie, padyshim, sigurisht që prokurorët intimidohen edhe më shumë.”, tha Lubonja.

Në një moment analisti Andi Bushati e pyet:Ndërkombëtarët banda e kujt janë, banda e Ramës? Kësaj pyetjeje Lubonja i përgjigjet: Sot për sot po.

Më tej vazhdon: “Ndërkombëtarët janë në mbështetje të hapur të kësaj qeverie, do futen në burg një pjesë, thjesht për të bërë një shoë, dhe jo për të bërë drejtësi”.

Duke folur sërish për Reformën në Drejtësi dhe për ambasadorin Lu, Lubonja shprehet se parashikon ditë shumë të vështira.

“Që të më vijë të më bëjë mua vettingun një i huaj, ky është poshtërim i gjithë popullit. Këtu ka tendencë për manipulim. Mendimi im është se ne nuk jemi në rrugë të drejtë dhe unë parashikoj ditë shumë të vështira.”, thotë Lubonja. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Fatos Lubonjareforma ne drejtesi
Pas

Akuzat për vilën e Vlahutin, Kocijançiç: Janë shpifje, mbështesim ambasadoren

Para

Demarkacioni me Malin e Zi, Abrashi: Kusht edhe për ushtrinë e Kosovës!

Para
Demarkacioni me Malin e Zi, Abrashi: Kusht edhe për ushtrinë e Kosovës!

Demarkacioni me Malin e Zi, Abrashi: Kusht edhe për ushtrinë e Kosovës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.