Një prej çështjeve të disktuara sot në Ora News mes gazetares Ilva Tare dhe presidentit të Republikës Bujar Nishani, ishte edhe reforma në drejtësi.
Kreu i shtetit u shpreh se, “kjo është një reformë delikate sepse kërkon krijimin e institucioneve të reja, do ta shtrijë implementimin në disa vite dhe do të shtrijë ndikimin në 5 dekada”.
“Reforma nuk mund të bëhet në kushte emergjente, sepse është një reformë delikate sepse kërkon krijimin e institucioneve të reja, do ta shtrijë implementimin në disa vite dhe do të shtrijë ndikimin në 5 dekada. Po u bë me urgjencë bëhen gabime. Në rastet e ligjeve i kam shpjeguar pse i kam kaluar në heshtje. Ligje të tilla duan konsensus. Për mua është kusht për demokracinë. Po i referohem adresimit që bëri Obama në fjalimin e fundit në Greqi. E citoj: Demokracia për definicion do të thotë që ti nuk i merr dot ato që dëshiron”, tha Nishani në “Tonight Ilva Tare”.