Gjatë takimit të sotëm me fermerët në Manëz, kryeministri Edi Rama është ndalur tek reforma në drejtësi. Ai premtoi para qytetarëve se me zhbllokimin e Vettingut nga opozita, do të vendoset drejtësia. Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar do të dalin përpara drejtësisë.
Ai e cilësoi reformën në drejtësi si operacionin më të rëndësishëm në trupin e shtetit shqiptar.
“Me vjen shumë mirë që jemi këtu sot një ditë pas momentin për zhbllokimin e Vettingu-t. Opozita me përqinjden e vet kishte bllokuar fillimin e punës së komisioneve. Këta njerëz në krye të drejtësisë janë të rrezikuar për pastërtinë e figurisë së tyre dhe midis tyre shumica dhe pakica (opozita) do bëjnë përzgjedhjen, vetëm kur kjo pjesë e drejtësisë të pastrohet, drejtësia do arrihet. Normalisht njerëzit janë dyshues. Marrëveshja PS-PD ishte për Shqipërinë.
Ky është një moment që nuk ngjan me ato momente, reforma në drejtësi është një reform që ka qenë objektiv. Arno shqep, arno shqep, deri sa në fund fare kostumi nuk ngjan me atë në fillim. Nuk kemi ardhur për të arnuar. Reforma në drejtësi është operacioni më i rëndësishëm që është bërë në trupin e shtetit shqiptar. Operacion që e con thikën deri në palcë. Sot është Shqipëria është më e lirë se ç’ishte dje në mëngjes.
Njëri që thotë se ka shtatë shtëpi, do verifikohen. Nëse dikush thotë se këtë shtëpi ma ka lënë vjehrra, këtë burri i motrës në Orlando, këtë komshiu, do verifikohen. Nëse vjehrra është gjallë, nëse komshiun nuk do ta shohë me sy, atëherë e pret burgu.
A ju kisha thënë që do vijnë dhe do ta votojnë, e pra erdhën dhe e votuan. Të ndërtosh një shtëpi dhe sa kohë do, jo më që të rindërtosh vendin. Dy rrugë ka, ose votoni Partinë Socialiste dhe rindërtojmë, ose votoni PD-në. Na jepni ne 71 mandate dhe reformat janë në rrugën e duhur, ose na jepni më pak se 71 mandate dhe PS qeveris po ka në prehër probleme të tjera.”, u shpreh Rama ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)