Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha nga asambleja e Dhomës Amerikane se SHBA ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë, Kim u shpreh se qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit, duke shtuar se reformane drejtesi diueht te cohet ne fund.
“Ambasada amerikane këtu ka 3 prioritete: Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Reforma në drejtësi duhet të çohet deri në fund dhe e drejta e pronës duhet të garantohet. Qeveria duhet ta marrë serjozisht agjendën e Dhomës së Biznesit. Jam e kënaqur që Kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmisuar klimën e biznesit. Kam besim që e ardhmja do të jetë më e ndritur“, tha Yuri Kim.
(E.H/Faxweb.al)