Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka folur edhe për reformën zgjedhore.
Ai ka paralajmëruar Ramën se duhet të pranojë një reform të vërtetë pasi në të kundërt do të ketë përplasje me PD-në.
“Po flasim parimisht. Ne kemi zgjedhur rrugën politike, kemi vënë të parën reformimin e sistemit politik sistem që ka denigruar me qeverisjen e një grushti kriminelësh. Jemi në një kurs të paevitueshëm përplasjeje. Zgjidhja e saj vjen përmes dy mënyrave: Ose të pranojë një reformë zgjedhore të vërtetë dhe vetëm atëherë do kemi qeveri që i përgjigjet qytetarit. Rruga e dytë një përplasje e paevitueshme mes atyre njerëzve që besojnë tek liria e demokracia dhe uzurpatorëve”, tha Basha. (B.H/Shuplaka)