18:39 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Damian Gjiknuri tregon ngërçin me opozitën: Reflektuan, të hënën e nisim ku e lamë. Ndryshimi i sistemit vetëm nëse…

17:28 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma Zgjedhore/ Damian Gjiknuri tregon ngërçin me opozitën: Reflektuan, të hënën e nisim ku e lamë. Ndryshimi i sistemit vetëm nëse…

Bashkëkryetari i Komisioniot për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur përmes një lidhje me skype me Fax News në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket punës së këtij komisioni dhe mosmarrëveshjet që janë shprehur mes palëve.

Gjiknuri tha se ka pasur një reflektim nga ana e opozitës, dhe se e rëndësishme për të është rikthimi i punës së Këshillit Politik që do të mbahet të hënën mbledhja e radhës, ndërsa çështjet e diskutimeve do të nisin aty ku janë ndërprerë.

“Ka pasur një mungesë komunikimi për arsye se të gjithë i dini se vëmendja e gjithë politikës ka qenë tek pandemia. Por kakofonia më shumë u shkaktua nga deklaratat e opozitës se sa nga mungesa e dëshirës së mazhorancës. Çfarë iku iku, e rëndësishme është se opozita e korigjoi qëndrimin e saj në momentin e duhur dhe lajmi i mirë është se puna e komisionit do të nis të hënën aty ku e lamë, mua kjo më intereson. Siç duke nuk kanë qenë të mirëkoordinuar me deklaratat e tyre, se u keqkuptua dhe u dha një mesazh sikur misioni i Këshillit Politik kishte mbaruar, por opozita korigjoi veten”, tha Gjiknuri

Ai tha se brenda muajit maj mund të jetë definitive për mbylljen e gjithë procesit të diskutimeve dhe dakordësive sa iu përket ndryshimeve që do të ndodhin në këtë proces, ndërsa në qershor sipas tij, mund të bëhet miratimi në Kuvend.

Pjesë nga biseda me skuype për Fax News:

Pyetje: Kur kërkuat mbështetjen e ndërkombëtare për nxitjen e dialogut, i referohet dialogut me opozitën jashtë parlamentare?

Gjiknuri: Nuk dua të deklaroi se ç’kam komunikuar me zonjen Kim, por natyrisht të gjithë miqtë e Shqipërisë kanë nxitur dialogun me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. Edhe opozita jashtë parlamentare sepse është një aktor i rëndësishëm dhe ne kemi nisur dialogun në këtë aspekt.

Nga mbledhja e radhës presim të vazhdojmë aty ku e kemi lënë për shkak të pandemisë. Janë një numër çështjes që kemi shprehur mendime të ndryshme. Administrimi i procesit zgjedhor pritet që misioni i ekspertizës së ODHIR të përafrojë qëndrimet e palëve, është problemi i sistemit zgjedhor që ka mbetur pa u trajtuar, megjithëse ka pasur propozime në tryezë nga opozita parlamentare. Janë një sërë çështjesh të tjera, që brenda majit që do jetë muaj deciziv mendoj se duhen mbyllur dhe qershori të shërbejë për kalimin e tyre në Kuvend.

Pyetje: Kryetarja e LSI deklaroi se mazhoranca ka lënë në tavolinë 5 propozime të opozitës jashtëpalramentare, a i keni shqyrtuar ju këto propozime?

Gjiknuri: Këto propozime kanë qenë pjesë e punës së Këshillit, dhe një pjesë e tyre janë diskutuar, janë miratuar drafte konsensuale, është marrë edhe opinioni i ODHIR, pastaj do të kalojnë. Nuk mund të mereren si 5 kërkesa me ultimatum, palët duhen përafruar në marrjen e vendimeve, për çështjet që nuk merremi vesh, kemi rënë dakort para nisjes së punës dhe uljes në tavolinë që të marrim mendimin e ODHIR-it. Kjo është rruga, konsensusi është të bësh kompromise mbi bazë të disa principeve, dhe principe janë rekomandimet e ODHIR-it.

Çështjet që janë në tavolinë janë çështja e administrimit zgjedhor, procesi i Kolegjit Zgjedhor. Mbi të gjitha nëse ka një gjë themelore që do bënte një ndryshim në traditën e zgjedhjeve dhe partitë politike kanë pasur një rol aktiv jo mirëdashës për zgjedhjet, mendoj se është reforma tek administrata zgjedhore, që do të thotë se partitë të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve. Asnjë palë nuk po kërkon të kontrollojë zgjedhjet, dhe shpresoj që opozita të reflektojë në këtë pjesë.

Pyetje: Opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit, a është e gatshme mazhoranca ta pranojë këtë kërkesë?

Gjiknuri: Ne ju kemi bërë disa pyetje ekspertëve për të ditur a janë në përputhje me ligjin. Çdo propozim për sistemin ka nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë, dhe nuk mund të pranohet propozimi i një pale automatikisht nga pala tjetër. Nuk është e thjeshtë që e mendojmë se duhet bërë kështu dhe o burra ta kalojmë se kështu është interesi i një pale. PS ka qëndrimet e veta, por nuk i kemi shprehur pasi kemi lënë që të shprehen ekspertët më parë. Të vetmet propozime që kanë ardhur për këtë çështje janë nga opozita parlamentare. Më e rëndësishme për Shqipërinë në këtë moment  nuk është ndryshimi i sistemit, por nëse do të jemi të detyruar se nuk kemi votat, këtë nuk e parashikoj dot.

Pyetje: A është e mjaftueshme koha për të përbyllur Reformën Zgjedhore brenda muajit qeshror

Gjiknuri: Mendoj se është e mundur pasi nga pikëpamja teknike 80-90% e punës është bërë. Janë disa pika që kërkojnë marrëveshje politike, nuk ka problem nga pikëpamja e hartimit të ligjit. Nëse biem dakort që të kemi një administratë zgjodhere jo të përzgjedhur nga administrata shtetërore, jo nga subjektet politike. Mendoj se është mjaftueshëm që në maj ta përmbyllim procesin që në pjesën tjetër të bëhen diskutimet dhe miratimet në Kuvend.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Damian GjiknuriKESHILLI POLITIKKomisioni i Reformes Zgjedhorereforma zgjedhore
Pas

Shtyrja e zgjedhjeve për Universitetet, Shahini: U koordinuam me Presidentin. Ja çfarë thotë për PD

Para

Sùlmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, kush është djali me kapuç që u kap nga kamerat (FOTO)

Para
Sùlmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, kush është djali me kapuç që u kap nga kamerat (FOTO)

Sùlmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, kush është djali me kapuç që u kap nga kamerat (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e ‘Immediate Response’ me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

BE, sërish sanksione ndaj Rusisë/ Bloomberg: Po shqyrtohet përjashtimi i më shumë se 20 bankave ruse nga sistemi SWIFT

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë

Lezhë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari. Do të ekstradohet në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.