I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Lajmin e bëri të ditur vetë ambasada e SHBA në “Facebook”. Palmer dhe Kim kanë diskutuar për reformën zgjedhore, për të cilën palët politike kanë arritur edhe marrëveshje, si edhe për qëndrimin që Shqipëria mbajti ndaj Iranit pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, njoftoi ambasada e SHBA.
Discussion about this post