19:36 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Murrizi: Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën, sot kishin ndërruar shtëpi. Ja kur do ta votojmë

14:03 | 04/06/2020
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma Zgjedhore/ Ironizon Murrizi: Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën, sot kishin ndërruar shtëpi. Ja kur do ta votojmë

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend për reformën zgjedhore përdori edhe ironi për tryezën e Këshillit Politik.

Ai u shpreh se nëse një model i përshtatshëm si ai i një nga vendeve të BE-së do të paraqitet në Kuvend, do të votohet nga opozita.

“Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën. Sot kishin ndërruar shtëpi. Ca ka për të shpikur në këtë vend, ku kemi 28 vende të BE që mund të ndjekim me shembuj brilante. Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin. Edhe arnimet janë demagogji. Të shkojmë drejt sovranit. Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen se pse takohen 3 hájdutë me njëri-tjetrin. Mjafton që të sjellin një ligj në këtë tryezë dhe do e votojmë nesër. Ata kërkojë që këta pazarlinjtë e 21 prill të 2008 të nënshkruajnë. Prej 3 palë zgjedhjesh, fshihen nga zgjedhësit. Parcelat e háshashit kanë nisur të lulëzojnë dhe në qarkun tënd zoti Maliqi, apo dhe për qarkun Fier. Ka nga ata që mezi presin datën 15 për tek bankomati, por nuk flasin dot se i kërcënojnë. Se dinë se ku do e hanë sot drekën, ndoshta në ambasadën bullgare. Kjo është krizë artificiale e majisjes së plagëve. çfarë trembeni nga vota e emigrantëve? Pasi nuk mund të blihen me një thes miell. jepini dhe atyre të drejtën që të votojnë.”, pohoi Murrizi.

Nga foltorja e Kuvendit opozitari sulmoi ashpër klasën politike në vend, dhe u shpreh se shumë drejtori në ministrinë e Brendshme drejtohen nga ish-sigurimsa. Ai mandej tha se fati i shqiptarëve lidhet ende me prokurorët e regjimit komunist.

“Dua të falënderoj zotin Spaho, për raportin për Institutin e të përndjekurve politikë. Për 30 vite post-komunizëm, në këtë sallë, akuzohet nga komunistët, ish-komunistët. Kurrë kjo sallë nuk ka ngritur një zë për këtë institucion. Ky institut, ka ngelur peng i komunistëve të kësaj sallë, peng i një ligji të vjetër. I gjithë debati, fals dhe shterp është përqendruar në vitet 45-50. Ka emra konkrete, persekutorë konkretë. Unë do doja shumë që fëmijët e mi, të shqiptarëve, të mësonin realisht historinë enigmë dhe të hiperbolizuar të 49-ës. Flasim për luftë, dhe e nisim nga 42-shi. Flasim për dëshmorë, dhe akoma në 75 vite gënjejmë veten duke sajuar histori false. Flasim për histori dhe historinë ia kemi lënë të indoktrinuarve në shkolla komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ne sot kemi në ministrinë e brendshme 140 e ca punonjës, ish-komunistë, dhe disa drejtorë. 71 ish-oficerë janë ende ministrinë e Brendshme, mes tyre 21 drejtorë. Në DSIK, ai që përpunon dosjet është një ish-sigurims, zoti Mark Ndreca. Fati jonë lidhet me prokurorët e regjimit. Ndaj maxhoranca t’i lërë nja dy zhele mënjanë, siç thoshte kryetarja e kaluar. Është rrëzuar në komision të ligjeve me padrinot që ja mbajnë litarin në fyt. Shpresoj shumë që 80% e emrave të deputetëve nuk kanë emra të dyfishtë. Faktet janë kokëfortë, ndaj pazaret e pista të kësaj klase politike vazhdojnë në këto vite. Për t’u shkëputur njëherë e mirë nga kjo histori, duhet të jemi transparent mes vetes.”, tha Murrizi.

Etiketa: Kuvendmyslym murrizireforma zgjedhore
Pas

“Nuk është hera e parë që ndodh”, Rama flet për ábuzimin me të miturën: Po e dhùnoni njësoj dhe ministren time Shahini

Para

Aksident i rëndë në Tiranë, 24-vjeçari përplas këmbësoren

Para
Aksident në mes të Tiranë. Makina përplas motorin, 1 i plagosur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Tiranë, 24-vjeçari përplas këmbësoren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.