Kreu i PDS, Paskal Milo është i mendimit se opozita e ka mbyllur bojkotin e saj dhe këtë e tregon angazhimi dhe platforma e paraqitur për reformën zgjedhore.
I ftuar në emisionin ‘Open’, Milo tha se angazhimi dhe platforma e paraqitur nga ana e opozitës për reformën zgjedhore është tregues se opozita e ka mbyllur bojkotin.
Milo ka folur gjithashtu edhe për një pistë të fshehtë e cila do të përdoret për të realizuar reformën zgjedhore.
‘Ka edhe një pistë të fshehtë dhe ajo do të funksionojë. Unë e nuhas dhe do të ketë negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar, jo publik, për të gjetur konsensusin për atë që nesër do të shpallet si reformë zgjedhore konsensuale. Deklaratat e opozitës dhe të Ramës nuk kanë koherencë, por bëhen në përputhje me zhvillimet e përditësuara’, ka thënë kreu i PDS-së.