Pas përfundimit të Kongresit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla doli në një prononcim për mediat ku theksoi se shumica do të miratojë reformën zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-së. Balla akuzoi sëish opozitën se po bllokon proceset e integrimit. Më tej ai është përqendruar tek arritjet që sipas tij qeverisja Rama 2 ka bërë në turizëm dhe punësim.
“Opozita ka krijuar një ngërc artificial. Na lind detyra të përfaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc të angazhimeve. Rritje të eksporteve, turizmit dhe punësimit.Refuzoj politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes. Shqipëria është një vend me vokacion europiane dhe rruga e vetme mbetet Europa. Në prag të zgjedhjeve lokale të tjera sfida na presin.
PS-ja është e vendosur për të çuar përpara reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së duke e bazuar në tre shtylla, depolitizimi, sigurimi i votës dhe aplikimi i teknologjisë për votim dhe numërim elektronik. Djegia e mandateve është një akt i pashembullt. PS-ja i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të avancojnë axhendën europiane. Dialogu mbetet e vetmja zgjidhje në favor të vendit. Kongresi vendosi piketat për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e 2021“-deklaroi Balla.
Discussion about this post