Ditën e sotme palët politike për Reformën Zgjedhore kanë zhvilluar një takim tjetër takim ku është vendosur në lidhje me kalendarin konkret të punës.
Reforma Zgjedhore duhet të mbyllet brenda datës 15 marsit 2020. Koha e shkurtër bën të domosdoshme që çështjet për debat të vendosen në rend prioritar me afate të qarta dhe për këtë shërbejnë rekomandimet e ODIHR.
Ndërkaq nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në Fax News u shpreh se nëse do të ketë vullnet afati i përcaktuar të mbyllur këtë Refromë do të arrihet.
“Sot ishte grupi ekzekutiv, që ishte me nga dy përfaqësues dhe nga katër ekspertë për secilën palë. Ky është ngritur për të lëvizur shpejt dhe për të punuar shpejt. Brenda 15 marsit këto pika të parashtruara të jenë zgjidhura.
Ky është një nga 9 kushtet e përcaktuara qartë nga Bundestagu, për hapjen e negociatave. Ne kishim një mundësi politike për të dhënë ndihmë vendit dhe në duam ta përfundojmë sa më pare. Sot u përcaktuan datat konkrete dhe të fillohet puna që nga nesër. Për çështje e që nuk ka dakordësi dhe kërkojnë kontakte të tjera politike këto cështje do të shtyhen nuk duhet të shpërdorojmë kohën por njehrazi të përmbushim një kushte që të shkojmë drejt BE-së.
Nuk dua të paragjykoj, vullnetet materalizohen me vendime. Nëse vendimet nuk pengohet do të thotë se ka një vullnet për ta bërë këtë punë. Nuk jemi për të luajtur atje është fati i shqiptarëve është një detyrim që duhet përmbushur. Me kohën nuk do të ketë asnjë kompromis.”- tha Vasili.
Sa i përket zërave se pas Reformës Zgjedhore opozita do të kerkojë që të shkojnë në zgjedhje të parakoshme, Vasili u shpreh se ky është kushti pauses.
“Këto nuk janë zëra janë qëndrime llogjike, të cilat i kemi mbajtur dhe ne si LSI.Një kusht pasues është zbatimi sa më parë i Reformës Zgjedhore që testrohet në zgjedhjet me të shpejta të mundshme dhe Shqipëria ka zhvilluar zgjedhje mnoniste, që nuk janë parë askund. “- u shpreh Vasili.
Discussion about this post