15:09 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

REFORMA ZGJEDHORE/ Vasili: Tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi!

15:22 | 18/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
REFORMA ZGJEDHORE/ Vasili: Tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagon lidhur me diskutimet e propozimet PS-PD për reformën zgjedhore. I qartë, Vasili theksoi se u ka ardhur fundi tangove PS-PD.

”Do kemi kriminelët rrugës do kemi një shtet që do përzihet dhe bëhet palë me kriminelët. Besoj se koha e tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi. Nuk mund të ndërtohen politika të shëndosha mbi institucione të ngritura nga vota e degraduar, e manipuluar dhe grabitur. Të shohim se çfarë do sjellë kjo reformë. Jemi të interesuar të punohet, të merren ekspertizat më të mira ndërkombëtare.”, u shpreh Vasili duke treguar gatishmërinë e LSI-së për t’u bërë pjesë e reformës e duke shtuar ”Sa më parë të fillojë reforma! Do të jemi pjesë e planit.”

”Është një draft që është depozituar, sigurisht ndaj këtyre nuk kemi hequr dorë. Të shikojmë se çfarë do të propozojnë partitë e tjera.”, tha më tej Vasili.

Sipas tij tani është momenti i provës së të vërtetës: e kanë seriozisht kryetarët e PS-së dhe PD-së apo do të prodhojnë ndonjë antireformë, siç e përcakton Vasili  atë të marrëveshjes së 17 majit mes Ramës dhe Bashës.

”Kemi deklarata nga partitë, problemi këtu është prova e së vërtetës, e kanë seriozisht reformën, apo natën e fundit do ndodhë ndonjë antireformë?! Ju jeni dëshmitarë që reforma e 17 majit e shkeli Kodin Zgjedhor!”, përfundoi Vasili.

Më herët Basha tha se Rama duhet të plotësojë 3 kushte për këtë reformë duke shpjeguar: “ Ne jemi të gatshëm për çdo model, që do të ofrojë këto 3 kushte:

1-Votimin elektronik dhe numërimin elektronik.

2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces.

3-T’u japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe në organet e tjera.”

 

(V.G/SHUPLAKA)

Pas

Edi Rama me yll komunist në xhaketë? Pse humbi kaq shpejt FOTOJA e kryeministrit gjatë emisionit

Para

Do sjellë plehra në Shqipëri?! Çfarë thoshte Edi Rama kur nuk kishte hipur në karrigen e pushtetit. Mbetjet futen në axhendën e Kuvendit

Para
Do sjellë plehra në Shqipëri?! Çfarë thoshte Edi Rama kur nuk kishte hipur në karrigen e pushtetit. Mbetjet futen në axhendën e Kuvendit

Do sjellë plehra në Shqipëri?! Çfarë thoshte Edi Rama kur nuk kishte hipur në karrigen e pushtetit. Mbetjet futen në axhendën e Kuvendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Shko numëroji ti votat

“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

“Shqipëria ka nevojë të jetë në Europë”/ Linda Rama: Gjithçka që ndodh sot, po lë gjurmë për brezat e rinj

Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri, si në Zimbabve

Berisha i quan ambasadat e narkodiktaturës, kreu i PD-së kërcënon ndërkombëtarët: Populli do t’ju rrethojë

Memorandum Mirëkuptimi mes dy vendeve për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.