02:48 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reformë në administratë? Pa shiko shiko… kush jep mend (!)

09:50 | 11/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reformë në administratë? Pa shiko shiko… kush jep mend (!)

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, i është kushtuar reformës në administratën publike.

Vlahutin theksoi nevojën e një reforme rrënjësore në administratën publike, ndërsa deklarata e saj vjen si një suflerim i deklaratave të mëparshme të kryeministrit Rama.

Deklaronte zonja Vlahutin:

“Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën. Duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin. BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim”

Zonja Vlahutin përmend faktin se BE-ja ka akorduar së fundmi një fond prej 32 milionë eurosh për reformën në administratë, por nuk përmend faktin se që prej vitit 1997 e deri më sot, BE-ja ka dizbursuar (në letra të paktën) rreth 85 milionë euro për t’u realizuar kjo reformë dhe sot nuk ekziston asnjë studim fizibiliteti mbi suksesin e këtyre financimeve.

Me mijëra trajnime dhe projekte janë zhvilluar në dy dekadat e fundit për të reformuar administratën, një pjesë e mirë e të cilave me financimin e BE-së.

Por paradoksi qëndron në faktin se për reformën në administratë jep direktiva pikërisht zonja Vlahutin, ndërsa emërimi i saj si ambasadore e BE-së është tregues i nepotizmit në mënyrën si BE-ja emëron zyrtarët e saj.

Kroacia (prej nga vjen zonja Vlahutin) është vend anëtar i BE-së dhe në bazë të ligjit i takon të emërojë një ambasador në një prej shteteve të BE-së.

Zonja Vlahutin dikur ishte këshilltare dhe person konfident e ish-Presidentit kroat Ivo Josipoviç, ndërsa ky i fundit i bëri letrat asaj që të kapte pozicionin e ambasadores.

Disa javë më parë Hashtag.al publikoi dhe një intervistë që zonja Vlahutin kishte dhënë për revistën Globus në vitin 2014. Intervista e saj ishte realizuar vetëm pak ditë pasi ishte firmosur emërimi si ambasadore në Tiranë.

Vlahutin e ka Tiranën eksperiencën e saj të parë të punës, më herët ajo ka kryer detyra të zakonshme dhe pa lidhje me konjukturën drejtuese të BE-së. / Hashtag.al

Etiketa: administrataedi ramaromana vlahutinvlahutin
Pas

Kush është Mirela Topulli, administratorja e firmës që dhunoi gazetarin (FOTOT)

Para

I arrestuan të shoqin, flet gruaja e Artan Alimuçës: Ne donim t’i kthenim lekët po Vehbiu nuk na la (INTERVISTA)

Para
Me FOTO/ KUSH është Artan Alimuçaj dhe shifra e parave që ka fshehur

I arrestuan të shoqin, flet gruaja e Artan Alimuçës: Ne donim t'i kthenim lekët po Vehbiu nuk na la (INTERVISTA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.