02:32 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Refugjatët përleshen mes tyre, i vënë flakën kampit. 10 të plagosur në veri të Francës

09:54 | 11/04/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Refugjatët përleshen mes tyre, i vënë flakën kampit. 10 të plagosur në veri të Francës

Një zjarr i përmasave të jashtëzakonshme ka përfshirë një kamp që trehonte 1500 refugjatë në veri të Francës. Kampi është shkatërruar plotësisht e mendohet se shkak i tij ka qenë një përleshje mes afganëve dhe kurdëve.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar kur zjarri përfshiu çadrat në kampin Grande-Synthe, në afërsi të portit Dunkirk. Muajin e kaluar zyrtarët deklaruan se kampi do të çmontohej për shkak të trazirave. 

Bregu verior i Francës ka qenë një magnet për emigrantët që përpiqen të arrijnë Britaninë. “Nuk ka mbetur gjë tjetër përveç hirit”, ka deklaruar Michel Lalande, prefekt i rajonit verior të Francës. 

Ai është shprehur se, do të jetë e pamundur që çadrat të ngrihen sërish aty ku ndodheshin më parë. 

Numri i banorëve të kampit Grande-Synthe është rritur që nga tetori i kaluar, kur autoritetet çmontuan kampin e njohur si “Xhungla”, në afërsi të lokalitetit Calais, rreth 40 kilometra larg. 

Mbërritja e më shumë afganëve rriti tensionet me kurdët që jetojnë në kamp, raporton agjencia e lajmeve “AFP”, që citon dëshmitarë dhe zyrtarë. 

Emigrantët janë evakuuar dhe do të dërgohen në një qendër akomodimi të improvizuar, me dy palestra që janë vënë në dispozicion për ta. (E.K/SHUPLAKA)

Zjarri ne kampin e refugjateve ne France
Etiketa: kampi me refugjateveri te franceszjarr
Pas

Zgjedhjet i kanë të gjitha shanset që të mos bëhen më 18 qershor

Para

Ben Blushi mëngjes me rimë, si e cilëson ditën e vdekjes së diktatorit

Para
Ben Blushi: Zgjedhjet e para elektronike të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri, do të zhvillohen më…

Ben Blushi mëngjes me rimë, si e cilëson ditën e vdekjes së diktatorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.