Akademiku Rezhep Qosja i cili ishte në listën e personave që do të dekoroheshin nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzoi ta merrte dekoratën për shkak se siç tha ai nuk pranonte një të tillë nga një regjim që i kishte sjellë kaq dëme të mëdha Kosovës.
Por në përgjIgje të këtij veprimi të akademikut ka reaguar publicistja Kimete Berisha e cila thotë se Rexhep Qosja nuk ka moral ta refuzojë dekoratën pasi ai ishte gëzuar kur e kishte marrë nga Serbia në vitin 1975.
Berisha kujton gjithashtu edhe fjalët që kishte thënë Qose kur ishte dekoruar ku ngrinte lart revolucionin socialist madje kritikonte shkrimtarët shqiptarë pse nuk shkruanin për socializmin.
POSTIMI I PLOTË:
O dashni, dashnia jem, pse u bane armiku jem!
S’po du me ja nxan krytë, se s’është stili im, ama, Rexhep Qosja kurrë s’ia ktheu Serbisë dekoratën ‘7 Korriku i Serbisë’, as pas gjenocidit, as pas masakrave, as pas dhunës dhe luftës së tmerrshme që bëri Serbia kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Nuk ka aq kapital moral sa ta refuzojë dekoratën e Hashim Thaçit, njeriu që u shkri prej lezetit kur në moshën 40-të vjeçare u dekorua prej Serbisë për ‘vlerat’ e tij jugosllave.
Në eufori e sipër, i shkokluar kokë e këmbë, më 10 Korrik 1975, pas marrjes së çmimit të Serbisë, ‘Rilindjes’ i tha:
‘Shpërblimi i 7 Korrikut është shpërblimi më i madh dhe më autoritativ në Republikën Socialiste të Serbisë dhe, padyshim, i bën nder çdo laureati të tij. Vetë mund të jem posaçërisht i nderuar që më është dhënë ky shpërblim. Më i rëndësishëm se ky, ndërkaq është fakti se ky shpërblim jipet në shenjë të kryengritjes së popujve të Serbisë kundër një force të errët, satanike në historinë e njerëzimit: kundër forcës fashiste. Në qoftë se punës sime i shprehet një mirënjohje e tillë shoqërore, që simbolizon idealet e larta të Revolucionit socialist, atëherë kam arsye të sinqertë të jem i kënaqur’.
E tash, po ky i njejti i bën behane shpërblimit të Republikës së Kosovës.
Se Hashim Thaçi nuk jep dekorata të Brojës (s’ke pse bëhesh idiot pa nevojë dhe e lidh këtë muhabet me Hashim Thaçin), se Hashimi nuk po jep shpërblime t’babës t’vet, dhe hiç nuk është i rëndësishëm emri i Presidentit, i rëndësishëm është Institucioni, se Presidentët shkojnë e vijnë.
Nuk refuzohet delorata e ‘Pavarësisë’ tënde, me mend n’kry. Refuzohet, po, ama, veç kur e ndjen veten Institucion në vete. Institucion mbi Institucionin. Shtet n’vete. Psikopat.
Hashim Thaçit ia kthyen dekoratat ata që ia kanë inat dhe s’arrijnë ta fshehin kurrëqysh mllefin e tyre pse i dështoi në politikë dhe i çoi në harresë për së gjalli, dy ‘shkrimtarët’ në tentativë: Veton Surroin dhe Rexhep Qosjen.
Nuk është ‘burrë i mirë’ Hashim Thaçi, por që ua ka thyer hundët-ua ka thyer, hallall i qoftë për këtë.
Serbofil qysh ka qenë gjithmonë Veton Surroi, s’po e citoj se nuk ia vlen me humb njeriu kohë me dikë që e quajti popullin shqiptar ‘fashistë’, ama Rexhep Qosja ka jetuar aq gjatë sa të vetësijësohet dhe ta kuptojë se nuk ka qenë kurrë dyrek qielli, dhe se me egoizmin dhe me mendjemadhësinë e tij sot ka përfunduar si fansi më i madh i vetevetes, se veç ai ende nuk e ka parë veten sa dyfytyrësh, hakmarrës dhe inatçor që është, prandaj ka dështuar të bëhet poet qysh ka pas qejf.
Krimi i Hashim Thaçit është se si disa patriotë të mëdhenj ‘nuk ia mbushën synin’ t’i kujtojë…e din ai për çka e kam fjalën!
Por, nëse kujton se asgjë s’ka fund, e as pushteti i tij, dhe nëse e ka luksin të bëjë këso krime, le ti bën! Gjithkush i paguan në fund gabimet e veta…
Ama, Rexhep Qosja do të ishte lajm të heqte dorë edhe nga paga e Akademisë, mbasi është kaq ishnushëm me Kosovën, tek atëherë, e kishim besu se e ka prej zemrës së plastë.
P.S. Në intervistën e 10 Korriku 1975 (Rilindje), Rexhep Qosja i kritikonte shkrimtarët shqiptarë pse nuk po shkruanin për revolucionin jugosllav.
Marrja e Zotit nuk është me gabu, por me lidhë çykë e mos m’i ra pishman.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post