Mungesa e tij në festën e 125-vjetorit të Milanit nuk kaloi pa u vënë re. Paolo Maldini heshti deri në fund dhe të dielën mbrëma i dërgoi urimet më të mira klubit kuqezi përmes rrjeteve sociale.
“Gëzuar ditëlindjen Milan për 125 vitet e tua! Askush nuk do të jetë në gjendje të gërvisht lidhjen me familjen Maldini, historia është kujtim”, shkruante ai.
Fjalë që nxjerrin në pah hidhërimin dhe një farë toni polemizues ndaj pronarëve aktuale, me të cilën ai punoi për një vit dhe që e shoqëruan deri në derë me një deklaratë të ftohtë në qershor 2023. Menja, Hernandez, Leao, Kalabria dhe ish-Tonali kanë komentuar postimin me zemër, teksa kuptohet përse Maldini refuzoi ftesën për festën.