Një bankier i shëndetshëm nga Uellsi ka vdekur në shtëpinë e tij ndërsa ishte në izolim me simptomat e koronavirusit, pasi refuzoi të telefontonte ambulancën sepse mendonte se ata do të ishin ‘shumë të zënë duke u marrë me njerëz të tjerë’.
Tim Galley, i cili mësohet se nuk ka pasur kushte themelore shëndetësore, duhej të qëndronte i ndarë nga e dashura e tij Donna Cuthbert, pasi ai u sëmur të dielën e kaluar.
Z. Galley, 47 vjeç, vendosi të mos shkonte në punë të hënën sepse kishte ethe, tha Znj Cuthbert, 46 vjeç, me zemër të thyer për North Wales Live.Ajo nuk kishte qenë në gjendje ta shihte sepse ai vendosi të qëndronte më vete, por zonja Cuthbert tha se mesazhet nga ai filluan të rralloheshin.
Trupi i Z. Galley u hoq nga banesa e tij në Wrexham nga ndihmësmjekët më veshje mbrojtëse të martën.
Zonja Cuthbert tha: Sigurisht që unë u shqetësova shumë kur ai kishte zhvillim të etheve, pasi shqetësohesha për koronavirusin. Por ai donte të më mbronte mua, dhe nuk mund të shkoja ta vizitoja. Ndërsa ai po keqësohej vazhdimisht, unë i kërkova që të telefononte një ambulancë, por ai vazhdonte të më thoshte se ishte mirë, se ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore dhe se ata do të ishin shumë të zënë duke u marrë me njerëz të tjerë.