Ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë një delegacion i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës.
Delegacioni i lartë ka ardhur për vizitë në Tiranë me ftesë të Presidentit Meta, me të cilin do të ketë një takim gjatë ditës së sotme.
Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen në Shqipëri.
Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Vizita në Tiranë vjen fill pas evidentimit të një numri të madh kryebashkiakësh me precedentë penalë, që minojnë edhe më shumë procesin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Vizita e këtij delegacioni në Tiranë vjen pas takimit që Meta zhvilloi në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer.
Discussion about this post