Komisioni Ligjeve po diskuton gjatë ditës së sotme ndryshimet në ligjin për të dënuarit dhe për të paraburgosurit.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pranishme në Komision theksoi faktin se lufta kundër krimit është intensifikuar dhe pjesa dërrmuese e organizatave janë goditur. Sipas saj, të dënuarit dhe personat që kanë kryer vepra të rënda penale do të ‘izolohen’ dhe do tu ndalohet komunikimi, siç është thënë edhe më herët për këtë draft që pritet të mirayohet.
“Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupe kriminale janë goditur. Por krimi bëhet më i sofistikuar. Është konstatuar se elementë kriminalë edhe pse të burgosur, vijojnë komunikimin me jashtë. Ndyshimet në ligj, parashikojne regjim të posaçëm, si ai italian 41/Bis. Ligji është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese italiane dhe janë konsideruar te rregullta.
Parnterët italiane kanë konsideruar se ligji duhet zbatuar edhe në Shqipëri. Ligji në perputhje me legjislacionin ndërkombetar. Nëse një person do arrestohet për vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posacëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elemente të tjerë brenda burgut. Regjimi nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit”, është shprehur Gjonaj.
Pjesë nga diskutimet e deputetëve:
Shameti: Duhet te dalë qarte që bëhet fjalë për krerët e organizatave kriminale. Jo të ushtrohet për një rreth subjektesh por për krerët e organizatave. Do kërkoja që në ditët në vijim të thërrisnim një tryezë me palët që të kemi ezauruar çdo dyshim
Qefalia: A keni bërë një studim se cili është numri i këtyre individëve që akuzohen ose janë të paraburgosur
Gjonaj: Kemi mbajtur parasysh rekomandimet e Gjykatës Europiane. Ministria e drejtësisë ka bërë studim për të marrë cilat ishin subjektet që janë dënuar apo dyshohen për vepra penale të tilla
Braho: Unë do thosha qe ka vrejtje nga avokati i popullit për këto ndryshime?
(E.K/FAXWEB.AL)