Picat, sufllaqet, lazanjat, qengji i pjekur dhe fetat e bukës së bardhë kohët e fundit janë bërë sinonim i asaj që ne quajmë dietë mesdhetare. Mendojmë sasi të mëdha ushqimi që konsumohet për orë të tëra dhe shishe pa fund me verë.
Gjatë 50 vjetëve të fundit, amerikanët dhe popujt e tjerë e kanë ndryshuar mënyrën e të ushqyerit mesdhetar, duke shtuar kalori dhe yndyrë kundrejt frutave dhe perimeve tradicionale të rajonit, fasuleve, arrave, ushqimit të detit, vajit të ullirit, qumështit dhe gotës së verës së kuqe.
Kjo ka qenë njëherë e një kohë mënyra e shëndetshme dhe e lirë e të ngrënit, ndërsa tani është e lidhur me pjata dhe gatime që kontribuojnë në sëmundje të zemrës, obezitetit, diabetit, çrregullimeve të humorit dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Nëse me ardhjen e pranverës doni të bëni ndryshime në regjimin ushqimor, ndiqni këtë dietë një javore e cila do të pastrojë trupin tuaj duke ju bërë të ndiheni më të lehtë
E hënë : mëngjes 1 filxhan qumësht ose kos me tërshërë, 3 kokrra arra
(bajame ose lajthi)
Paradreka: 1 kokërr mollë
Dreka: Sallatë (domate, kastravecë, speca etj) me vaj ulliri të cilësisë së parë Fasule të gatuara me vaj ulliri të cilësisë së parë, bukë të zezë
Zemër: 1 kupë me luleshtrydhe
Darka: Supë me zarzavate (kunguj, karota, patate, qepë, speca etj) e gatuar me vaj ulliri të cilësisë së parë, makarona me salcë domate (salca e gatuar me vaj ulliri), 1 lugë djathë Parmigian, kos
E martë: mëngjes 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të thekur, 1 racion djathë të bardhë, disa feta domate dhe kastravecë
Paradreka: 1 frut të stinës
Dreka: Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, fileto viçi pa dhjam (e pjekur me pak vaj ulliri) shoqëruar me lakra të egra me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
Zemër: 1 frut të stinës
Darka: Sallatë me zarzavate të freskëta (rukola, domate etj), perime të pjekura (speca, patëllxhanë, kunguj etj), me vaj ulliri dhe limon, djathë të bardhë ose gjizë pa kripë, bukë të zezë
E mërkurë Mëngjes: 1 filxhan qumësht ose kos, 1 fetë bukë të zezë, 1 kokërr vezë të zier
Paradreka: 1 frut të stinës
Dreka: Sallatë me zarzavate të freskëta, speca të mbushur me oriz (të gatuar me vaj ulliri)
Zemër: 1 frut mesatar të stinës
Darka: Supë krem me kungull të verdhë, sallatë me zarzavate e peshk ton (me vaj ulliri), bukë të zezë
E enjte: Mengjes 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, 1 lugë mjaltë
Paradreka: 1 frut mesatar
Dreka: Sallatë me zarzavate të freskëta me vaj ulliri të cilësisë së parë, peshk i pjekur në furrë (ose skarë) me patate
Zemër: 1 filxhan kos me fruta të freskëta, arra, bajame, lajthi
Darkë: Sallatë me zarzavate të freskëta, byrek me miell integral me zarzavate (i gatuar me pak yndyrë), 1 filxhan kos
E premte: Mengjes 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë
Paradreka: një frut mesatar
Dreka: Sallatë me zarzavate të freskëta, fileto pule e pjekur me pak yndyrë, shoqëruar me speca dhe kunguj të pjekur, me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
Zemër: 1 copë kek i përgatitur në shtëpi me vaj ulliri, pak sheqer, dhe bajame
Darkë: Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, omëletë me brokoli, gjizë pa kripë, bukë të zezë
E shtunë: 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë
Paradreka: Një frut mesatar
Dreka: Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, makarona me kunguj dhe arra, 1 lugë çaji me djathë Parmigian
Zemër: Fruta të freskëta
Darka: Supë me zarzavate gatuar me vaj ulliri, sallatë (me fasule të ziera, domate, qepë etj) me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
E dielë: 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë, vezë të zier
Paradreka: Një frut mesatar
Dreka
Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, peshk ose fruta deti të pjekura në skarë, shoqëruar me zarzavate (të gatuara në avull) me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë
Zemër: Fruta të freskëta
Darka
Sallatë me zarzavate të freskëta, vaj ulliri dhe uthull (ose limon), rizoto me zarzavate (i gatuar me vaj ulliri), 1 lugë çaji djathë Parmigian, 1 filxhan kos. LIVING