Padyshim që e diela mbledh rreth ekranit për të parë emisionin ‘’Portokalli’’ shumë njerëz, të cilët pëlqejnë humorin dhe aktorët.
Dhe një vend të rëndësishëm padyshim që zënë edhe moderatorët e këtij program. Kur u përfolën për ndryshime të tyre dhe një largim të mundshëm të Xhemi Shehut regjisori Altin Basha u ka dhënë fund këtyre zërave.
I ftuar te unë në emisionin në ”Te unë me Arjola Shehun” ai ka vlerësuar me nota të larta Xhemin.
“Njësoj si aktorët, edhe moderatorët duhet t’i përshtaten tregut, i cili ka një cikël të caktuar. Pra krijohet një kohë konsumi, kryehet një cikël dhe kur ne mendojmë se ky cikël ka përfunduar, rrugët ndahen.”
Por regjisori i njohur nuk i kursyer lëvdatat për moderatoren aktuale të “Portokallisë”, Xhemi Shehun. Teksa Arjola e pyet se cili nga aktorët i harron më tepër tekstet, z.Basha tregon:
“Tekstet me shumë i harron Rezi, edhe Gazi ndonjëherë, por Rezi është dramatik. Në disa pikëpamje në “Portokalli” Xhemi Shehu sikur të mos ishte do kishte shkaktuar dëm shumë të madh professional, sepse Xhemi mban mend shumë mirë tekstet edhe u asiston shumë në dialog aktorëve, duke i rikujtuar batutën dhe duke i mbajtur në linjë.”
Për të njohur më shumë aktorët e Portokallisë, klikoni në linkun e mëposhtëm (min 23:00) (E.K/SHUPLAKA)