02:13 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Regjisori Çipa kundër Kumbaros: Gënjen, po na kthen në komunizëm!

14:52 | 10/02/2018
në Flash, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Regjisori Çipa kundër Kumbaros: Gënjen, po na kthen në komunizëm!

‘’Ministrja Kumbaro po kërkon që të centralizojë artin”, ky ka qenë alarmi i ngritur nga ana e regjisorit Kastriot Çipa në studion e ‘’Fax News”. Po ashtu ai u shpreh se Kumbaro po i kthen në komunizëm me vendimet e saj. 

Ai u shpreh se teatri nuk duhet të lëvizë, dhe aty me shumë gjasa kërkohet që të ndërtohet një kullë e re.

Çipa pranoi më tej rrënimin e infrastrukturës së Teatrit, po kjo tha regjisori nuk e justifikon faktin që një vend me histori 70-vjeçare të zhbëhet.

“Bordet dhe kolegjiumet do ti emërojë ministrja. Nëse ky nuk është centralizim këtë mund ta thojë vetëm ministrja. Kjo ministre që është sot ka mbyllur qendrën e artit. Ministrja nuk përmend asgjë nga këto.

Nëse ka lehtësi procedurash atëherë lehtësohen drejtorët dhe jo artistët. Më vjen keq që duhet të flas në këtë gjuhë po ministrja po gënjen, duke qenë se nuk vjen në asnjë studio për debat atëherë më duket se po bëj telefonin e prishur.

Ka pasur një nismë që në vitin 1998, për të pasur një ndërtesë të për teatrin. A është gati projekti dhe fondi që ne të shpërngulemi në një vend tjetër?!

Është absurde që ta mendosh se pse kërkohet që artistët të largohen sot nga ndërtesa. Ke bërë një studim gjatë këtyre katër viteve, që iu thua artistëve që të largohen.

Ndërkohë që në qendër të Tiranës po ndërtohen dhjetra kulla, një prej të cilave po ndërtohet sipër teatrit kombëtar. Pas pesë vitesh nuk do të quhet më Teatri Kombëtar.

Ministrja ka pasur disa takime private me artistë dhe ka propozuar që të ketë një partneritet publik-privat, po kjo nuk mund të funksionojë. Ndërtesat nuk ruhen për infrastrukturë, po për histori”, u shpreh regjisori Kastriot Çipa.

Po ashtu duke iu referuar zgjedhjeve të reja për Teatrin Kombëtar, Çipa u shpreh se drejtori do të zgjidhet direkt nga ana e ministres.

Ditët e fundit një sërë artistësh, duke përfshirë dhe të madhin Robert Ndrenika kanë dalë kundër vendimit të Mirela Kumbaros dhe ndryshimeve në ligj. 

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: cipakastriot cipa
Pas

Ligji i arsimit të lartë, reagon ish-zv.ministrja e arsimit: Një dështim i paralajmëruar

Para

Shokohet bota e kinemasë, vdes aktori i shumëpëlqyer (FOTO)

Para
Shokohet bota e kinemasë, vdes aktori i shumëpëlqyer (FOTO)

Shokohet bota e kinemasë, vdes aktori i shumëpëlqyer (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.