Shqipëria është në vemendjen e shumë turistëve të cilët kohet e fundit po e vizitojnë gjithnjë e më shumë vendin tonë. Jugu i Shqipërisë preferohet shumë nga turistë nga mbarë bota por ditet e fundit janë vëne re edhe emra mjaft të rendesishem të artit kulturës dhe biznesit që zgjedhin Shqipërinë për të bërë pushimet e tyre.
Ditët e fundit në ambienet e Folie Marine në Jalë ka zgjedhur për të bërë pushimet e tij regjisori dhe skenaristi i famshem Oliver Stone. Oliver Stone është një regjisor, producent dhe skenarist amerikan. Stone është regjisor i mirënjohur, duke trajtuar tema që variojnë nga Lufta e Vietnamit dhe politika amerikane deri te biografitë muzikore dhe dramat kriminale. Ai ka marrë vlerësime të shumta duke përfshirë katër çmime Oscar, një çmim BAFTA, një çmim Emmy Primetime dhe pesë çmime Golden Globe.
Stone ka zgjedhur të bejë pushimet e tij në suiten me të shtrenjte në Folie Marine në Vlore. Stone nuk është i vetmi personazh i rëndesishëm i kinematografise, artit dhe kulturës që zgjedh të bëjë pushime në vendin tonë. Zgjedhja e tij si destinacion Shqiperinë dhe konrketisht Folie Marine në Vlorë na bën si vend të ndihemi mirë edhe për faktin se tashmë Shqipëria renditet në vendin ku bëhen pushime elitare.