Kolegji Zgjedhor ka vendosur rrëzimin e padisë së 2 partive më të mëdha opozitare ngritur pas vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin e anëtarëve të tyre në KZAZ.
Kolegji Zgjedhor vendosi t’i bashkoje 2 paditë e bëra nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në një të vetme, ndërsa pas shqyrtimit mori vendimin e formës së prerë duke lënë opozitën pa anëtarë në KZAZ-të në të gjithë vendin, pavarësisht se kjo e fundit nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso më herët deklaroi se opozita kërkoi diçka që I takon dhe është e drejtë e saj por që i është mohuar.
Kaso shprehet ndër të tjera se Kodi Zgjedhor po interpretohet në mënyrë jo të drejtë dhe shtoi se nuk ka ndodhur ndonjëherë që KQZ nuk e lexon siç duhet kodin dhe baraspeshën pozitë-opozitë parlamentare.
Ai argumentoi, pavarësisht se Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e PD dhe LSI:
“KQZ ka bërë identifikimin e saktë të subjekteve, i është referuar terminologjisë ligjore, ajo i referohet PS-së si shumicë parlamentare.
Asgjëkundi nuk përmendet ‘subjekt zgjedhor. Kodi Zgjedhor ka thënë parti e shumicës parlamentare jo subjekt zgjedhor. Ka një afat që e përcakton Kodi Zgjedhor, nëse nuk bëhet kodi e ka zgjidhjen, pika 5 ku thuhet “nëse nuk sillen kandidaturat KQZ ka të drejtë nga shoqëria civile të fusë kandidatë si komisionerë.
Janë dërguar në zbatim të ligjit, KQZ që bën një verifikim paraprak i ka gjetur kandidaturat e PD-së dhe LSI-së në përputhje me ligjin. Jemi në kushtet e mosmarrjes së vendimit. Arsyetim absurd nga KQZ . Kur u do qefi i qëndron strikt ligjit”, deklaroi Kaso.