22:50 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Regjistrimi i automjeteve, rriten me 26 për qind tarifat

17:51 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Regjistrimi i automjeteve, rriten me 26 për qind tarifat

Banka Qendrore e Kosovës ka marr vendim që të rrisë tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë. Kjo rritje e çmimit për sigurimin e automjeteve, sipas këtij vendimi të BQK-së, do të jetë mbi 26 për qind.

BQK bën të ditur se vendimi për tarifat e reja pritet të hyjë në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti.

Sipas një dokumenti të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilin e posedon Radio Evropa e Lirë, çmimet për tarifat e automjeteve rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta.

Si shembull, për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik që aktualisht paguhet 59 euro, çmimi do të rritet në 74.71 euro. Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për automjetet mbi 2701 centimetër kubik, e cila është aktualisht 247.80 euro, ndërkaq çmimi i ri do të jetë, 313.78 euro.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë e quajnë të papranueshëm vendimin e Bankës Qendrore te Kosovës për rritje të tarifave për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.

Vehbi Avdiu nga Prishtina, thotë se tarifat e reja për automjetet janë të shtrenjta.

“Për ata që nuk kanë bërë gabime në komunikacion nuk është dashur të rriten tarifat. Për personat që bëjnë gabime do të duhej, por, jo për ata që nuk bëjnë gabime, 26 për qind është rritje e madhe”, thotë Avdiu

Ngjashëm, shprehet edhe Nuhiu po nga Prishtina.

“Është shtrenjtë. Kur vjen koha e regjistrimit ne duhet të marrim kredi për të bërë regjistrimin. Kjo është e papërballueshme”, thotë ai.

Blerim Shabani, një tjetër qytetar nga Prishtina, thotë se ka dëgjuar se do të rriten tarifat për sigurimin e automjeteve, që sipas tij, nuk është dashur, pasi që edhe ashtu, sipas tij, çmimet kanë qenë të shtrenjta.

“Nëse shkakton aksident në komunikacion derisa sigurimi ta mbulon aksidentin apo t’i paguan paratë, shkon një kohë shumë e gjatë. Kjo është plaçkë e radhës, shpresoj që ky vendim të anulohet”, thotë ai.

Numri i madh i veturave pa sigurim, pengesë për Kartonin e Gjelbër

Ndër të parët që ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit për sigurimet e automjeteve ishte edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNJ) me seli në Prishtinë. Ky Këshill e ka kundërshtuar rritjen e tarifave të sigurimit të automjeteve, duke e konsideruar si goditje për xhepin e qytetarëve të Kosovës nga ana e kompanive të sigurimeve.

“Përgjegjës kryesor për këtë është BQK-ja e cila, në vend ta luajë rolin e rregullatorit të këtyre kompanive po bëhet pjesë e zhvatjes aktive të buxhetit të qytetarëve të Kosovës. Në shumë vende të botës nëse i keni dy vetura dhe të cilat nuk i përdorni çdo ditë, me një palë tabela mund të ngasni veturat duke i zhvendosur sipas nevojës, nga njëra veturë në tjetrën”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Numër i madh i aksidenteve në komunikacion

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, e cila përfaqëson kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kishte kërkuar që tarifat për sigurim të detyrueshëm të automjeteve të jenë jo 26, por 36 për qind më të shtrenjta.

Kjo Shoqatë, në vlerësimin e saj për rritje të tarifave, e kishte theksuar si të domosdoshëm rritjen e çmimeve për të evituar, sipas saj, kolapsin e industrisë së sigurimeve që ndërlidhet me numrin e madh të aksidenteve në komunikacion.

“I gjithë opinioni i gjerë është dëshmitar i numrit të madh të aksidenteve të komunikacionit dhe rrezikimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Një numër i madh i këtyre aksidenteve është me fatalitet ku shumë njerëz fatkeqësisht humbin jetën në këto aksidente. Në këto raste janë kompanitë e sigurimeve ato të cilat sipas ligjit janë të vetmet që e kanë përgjegjësinë për zhdëmtimin dhe kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate.

Vetëm gjatë muajve janar – shtator, 2019, sipas Policisë së Kosovës, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 persona janë lënduar. Në shumicën e rasteve, sipas Policisë, fajtor është faktori njeri dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar për ngasje.

Për nëntë muaj, 76 të vdekur në aksidente trafiku

Gjatë këtij viti, përkatësisht gjatë periudhës janar – shtator, janë regjistruar gjithsej 11.732 aksidente , që në një llogaritje të thjeshtë i bie rreth 43 aksidente brenda një dite.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësues të kësaj shoqate nuk kanë dashur të flasin për detaje të tjera.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës kohë më parë kanë thënë se nga viti 2001 e deri në gusht të këtij viti, pagesa e dëmeve për automjete të siguruara e pasiguruara nga aksidentet në komunikacion shkon në 400 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave tregojnë se në Kosovë qarkullojnë rreth 300 mijë vetura të regjistruara. Ndërsa të paregjistruara, sipas Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës janë rreth 110 mijë automjete.

Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, tha për Radion Evropa e Lirë se rritja e tarifave do të ketë efekte negative dhe se sipas tij, është e lartë për standardin në Kosovë.

“Unë nuk mendoj se duhet të rriten tarifat për shkak të standardit që kanë qytetarët. Nëse rriten tarifat, do të rritet numri i automjeteve pa sigurim, qytetarët do të vazhdojnë të mos i sigurojnë veturat. Veturat pa sigurim paraqesin problem, pasi që dëmet që i shkaktojnë ato me ligjin e Kosovës duhet t’i paguajnë kompanitë e sigurimeve”, thotë Pacolli.

Tarifat e pandryshuara nga viti 2001

Çmimet aktuale të primeve për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia ndaj palës së tretë kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2001.

Banka Qendrore e Kosovës ka sqaruar në një komunikatë për media se kompanive të sigurimeve duhet t’u mundësohet përshtatja e tarifave të kategorisë për shkallën e inflacionit të ndodhur gjatë periudhës 2002-2018, në mënyrë që këto tarifa të reflektojnë sa më mirë kushtet aktuale të ekonomisë.

“Përshtatja e tarifave për kushtet e inflacionit ka ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e qëndrueshmërisë së këtij sektori, duke rritur kështu aftësinë e kompanive të sigurimit për kompensim të drejtë dhe me kohë të dëmeve për policëmbajtësit”, thuhet në komunikatën e BQK-së./REL

Etiketa: kosoveregjistrimi i automjetevetarifat e regjistrimit te uatomjeteve
Pas

FOTO/ Në dhjetor do të martohen, zbulohet vajza që i ka rrëmbyer zemrën reperit MC Kresha

Para

Pranohet çmenduria e propozuar nga Liverpool, do të luhen dy ndeshje brenda 24 orëve

Para
Zyrtare, Liverpool kryen marrëveshjen më të mirë të janarit

Pranohet çmenduria e propozuar nga Liverpool, do të luhen dy ndeshje brenda 24 orëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.