19:46 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Regjistrimi i kandidatëve jashtë afatit”, Manjani shpjegon pse 28 prilli ishte shansi i fundit, si llogaritet 50 ditëshi

13:56 | 08/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani komenton negociatat e pasdites me shprehjen e Ezopit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me një ndër debatet që karakterzoi situatën politike në vend mbi afatin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje.

“Leximi i nenit 67 të Kodit Zgjedhor në harmoni me nenin 56 të Procedurave Administrative nxjerr regjistrimin e kandidateve jashtë afatit!”, shkruan Manjani ndër të tjera, duke i dhënë të drejtë opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe të tjetër përfaqësues të opozitës, akuzuan gjatë këtyre ditëve si të paligjshme regjistrimin e kandidatëve për deputetë në KQZ pas skadimit të afatit.

Ai shkruan se janë disa elementë të rëndësishëm që duhen mbajtur në konsideratë mbi çështjen e regjistrimit të kandidatëve, që sipas ish-ministrit ishte e ligjshme deri mesnatën e 28 prillit.

Mbi debatin se kur fillon numërimi i 50 ditëve, ai shkruan se duhet llogaritur nga ora 24:00 e 17 qershorit, duke përjashtuar “ditën e referencës”.

Shkrimi i Ylli Manjanit:

Është ngritur në opinion pyetja se cila ishte data e fundit e lejuar për regjistrimin e kandidatëve 28 apo 29 Prill?

Mua më rezulton se data e fundit e lejuar për regjistrimin e listave të kandidatëve (të atyre partive që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 Qershorit), ishte data 28 Prill.

Pra deri në orën 24:00 të datës 28 Prill ishte e e lejueshme Regjistrimi i Kandidatëve!

Janë disa elementë të rëndësishëm që duhen mbajtur në konsideratë për të arësyetuar drejt mbi këtë çështje.

Së pari janë kërkesat e nenit 67 të Kodit Zgjedhor. Sipas këtij neni kandidatët regjistrohen …” jo më vonë se 50 ditë nga dita e zgjedhjeve”.

Së dyti janë përcaktimet parimore që bën Kodi i Procedurave Administrative për mënyrën se si llogariten afatet. Në këtë rast leximi nenit 56 të Kodit Procedurave Administrative është i domosdoshëm për të kuptuar se si llogaritet një afat ligjor, pasi Kodi Zgjedhor përcakton afat me sistem reference (pra jo afat fiks).

Nga ana tjetër Kodi Zgjedhor nuk ka përcaktuar ndonjë rregull të veçantë se si duhet ta kuptojmë e llogarisim këtë afat. Prandaj duhet zbatuar parimi i Kodit të Proçedurave Administrative.

Na jepet një afat që lidhet me nje datë të caktuar (data e zgjedhjeve) dhe një referencë prej 50 ditësh para saj! Pyetja shtrohet kur fillon numërimi i 50 ditëve?

Neni 56.2 i Kodit të Proçedurave Administrative na tregon se “dita e referencës” nuk numërohet ! Pra po të numërojme mbrapsht nga data 17 Qershor (ora 24:00) del se afati i fundit i ditës së lejuar ( jo më vonë se 50 ditë,por pa përfshirë datë 18) është data 28 Prill ora 24:00.

Së treti, për këtë çështje ka pretendime (jo pa argumente) ndaj ky këndvështrim ligjor bëhet i domosdoshëm për tu marrë në konsideratë, të paktën si pretendim!

Në këto kushte dikush duhet të kërkojë një interpretim përfundimtar të kësaj çështje në Kolegjin Zgjedhor.

Ndoshta kjo mund të shërbente edhe për një shanc më shumë për të shpëtuar zgjedhjet, demokracinë e dialogun!

Etiketa: afatikandidateregjistrimi i kandidateveylli manjani
Pas

FOTOLAJM, si dukeshin Macron dhe bashkëshortja e tij në fillimet e lidhjes

Para

FOTOLAJM, si u vesh të shtunën Edi Rama në Gjirokastër

Para
FOTOLAJM, si u vesh të shtunën Edi Rama në Gjirokastër

FOTOLAJM, si u vesh të shtunën Edi Rama në Gjirokastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Formacionet zyrtare/ Sylvinho bën tre ndryshime, Hysaj ulet në stol! Manaj kapiten, titullarët kundër Letonisë

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Masakra në një shkollë në Austri, mes 10 viktimave edhe një vajzë nga Kosova

Sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, interes për investime në sektorin minerar

Albin Kurti goditet me vezë në Skënderaj, pezullohen 3 efektivë policie, nuk reaguan

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.