Rei Manaj ka mbërritur në Londër për t’u takuar me personat përgjegjës te Watfordit dhe për të diskutuar përfundimisht kalimin e tij në Angli.
Gjithçka duket të jetë vetëm çështje orësh para zyrtarizimit të sulmuesit shqiptar te klubi që është pjesë e “Championship”, pasi ra nga “Premier League” në sezonin e kaluar.
Por çudia e madhe vjen nga Barcelona sipas raportimit të mediave spanjolle. Këto të fundit shprehen se katalanasit do ta japin falas Rei Manajn dhe nuk do të përfitojnë asgjë prej tij, pavarësisht se është në kontratë, duke bërë “Nënë Terezën”.