Klubi i natës “Reina” në Stamboll, i cili pas mesnate ra pre e një sulm që deri tanu numëron 69 viktima, ishte një ndër klubet më të njohur në qytetin turk jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt.
Referuar sërish raportimeve të BBC-së, në këtrë klub natën e ndërrimit të viteve ndodheshin gjithsej 700 njerëz, kur dy sulmuesit nisën breshërin e plumbave mbi të pranishmit që ishin duke festuar.
Sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”, disa prej dëshmitarëve janë shprehur se sulmuesit ishin duke folur arabisht pak përpara se të nisnin të qëllonin në drejtim të të pranishmëve. Shumë prej atyre që po festonin në “Reina nightclub” u hodhën në det për t’i shpëtuar plumbave.
Sulmi me 39 viktima u shënua pak ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, gjatë fjalës së tij në një ekspozitë. (XH.A/SHUPLAKA)