Me largimin e Florian Kamberit për shkak të mungesës së dokumentacionit nga ana e FIFA-s (Zvicra ka vonuar procedurën për të dhënë “ok”) dhe duke marrë parasysh faktin se në ndeshjen ndaj Andorrës ka pasur pak rrotacion nga trajneri Edoardo Reja, përballë Francës pritet të zbresin në fushë lojtarë të tjerë.
Në sulm, asnjë balotazh, pasi konfirmohet dyshja Balaj-Manaj, teksa surpriza e madhe është Roshi në stol, duke qenë se lojtari luajti titullar ndaj Andorrës dhe do të jetë gati për pjesën e dytë. Balotazhi i vetëm është mes Lenjanit dhe Trashit në krah të majtë, pasi në të djathtë pritet Hysaj.
Ndërkohë, në mesfushë Memushaj-Gjasula-Bare formojnë treshen në skemën 3-5-2 që kthehet në 5-3-2 në rastet kur sulmon kundërshtari. Në mbrojtje, Veseli, Dermaku dhe Gjimshiti, teksa në portë Strakosha.