Ditën e sotme Komisioni Evropian i dha vendit tonë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE.
Në qershor, ky rekomandim do të kalojë në votimin e anëtarëve të Këshillit të Evropës për të vendosur përfundimisht nëse Shqipëria do të nisë procesin e anëtarësimit.
Lidhur me rekomandimin e sotëm, reagoi edhe Ambasada Italiane në Tiranë.
Ambasada vlerësoi raportin dhe theksi se Shqipëria ka zbatuar reformave të rëndësishme. Ambasada gjithashtu theksoi rëndësinë e konsolidimit të rezultateve të arritura.
Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh kënaqësinë e saj të thellë për raportin e publikuar sot nga Komisioni Evropian, në të cilin rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Bëhet fjalë për njohjen e duhur të reformave të rëndësishme të zbatuara nga vendi si dhe aspiratën legjitime të shtetasve shqiptarë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në qershor hapet rruga drejt miratimit të rekomandimit në Këshillin Evropian, prandaj do të jetë i nevojshëm tani dhe në të ardhmen një angazhim më i madh në veprimtarinë reformuese të Vendit.
Mbështetja e fuqishme e propozuar nga Komisioni për negociatat mbi kapitujt që lidhen me Shtetin e të drejtës do të jetë një instrument i dobishëm në mënyrë që rezultatet e arritura deri tani të konsolidohen më tej në të ardhmen e afërt. Italia, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
(E.L./Faxweb)