Të thënit e gjërave troç, një ‘sport’ sa i pëlqyer po aq edhe i vështirë për t’u praktikuar. Në një vend ku gjithnjë e më shumë favorizohen ata që mbështesin, ata që karakterizohen si ndjekës është shumë e rëndësishme që të ketë edhe njerëz që edhe pse në anonimat thonë ca të vërteta.
Intervista e publikuar dje nga ‘Shuplaka’ zgjoi një interes të madh dhe në mediet e tjera. Një rekord klikimesh padyshim dhe një vëmendje e madhe edhe nga ndjekësit. Fakti është se përmes statuseve dhe shkrimeve të saj ”Lolita” është shumë e dashur dhe e vërtetë për njerëzit .
”Lolita” kishte disa muaj që nuk ishte aktive dhe kjo e shtoi edhe më shumë interesin, për zbulimin e arsyes që e kishte mbajtur larg ndjekësve.
Padyshim që një pikë shumë e rëndësishme e intervistës ishte dhe fakti që ”Lolita” shprehet mbi presionin që bën pushteti ndaj saj si dhe joshjes që asaj i është bërë për të mos folur.
Në një ditë pa shumë zhvillime kushdo do të donte të rriste pak klikimet dhe me ”Lolitën” në Intervistë, suksesi është pothuajse i garantuar.
Shumica e mediave sigurisht që qëndruan strikt intervistës së publikuar, po pati dhe mes tyre që e cilësuan intervistën si mesatare dhe jo në lartësinë e duhur. Politiko.al e niste shkrimin: ”Lolita rikthehet në Facebook dhe jep një intervistë mesatare. Në statuse është më ‘funny’. A i bën vetë?!”. Nga e gjithë intervista prej më shumë se 15 pyetjesh Politiko.al kishte nxjerrë vetëm dy përgjigje.
Nga ana tjetër një deklaratë e saj që i është ofruar punë në televizion është interpretuar si një vend pune në ‘TVSH’ nga ana e Droni.al, gjë që nuk e kishte përmendur në asnjë rresht të intervistës .
Tani na mbetet të presim, kushedi sa ujëra do trazojë ‘Lolita’ me rikthimin e saj…/SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1463″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]