11:55 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

REL: Sulm me bombë pranë ndërtesave ministrore në Ankara

10:55 | 01/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
REL: Sulm me bombë pranë ndërtesave ministrore në Ankara

Sulmi me bombë në Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha të dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Mediat turke raportuan më herët se një shpërthim u dëgjua afër Parlamentit dhe ndërtesave ministrore.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social X se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.

Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.

Yerlikaya tha se sulmuesit mbërritën në kompleksin ministror me një veturë të vogël komerciale.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen ekipet e shpëtimit duke punuar pranë një veture të parkuar në zonën pranë Parlamentit të Turqisë dhe ndërtesave ministrore.

Policia e ka mbyllur qasjen në qendër të qytetit.

Dy oficerët e plagosur po trajtohen në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë, sipas mediave lokale./ REL

Etiketa: akt terroristankaraSulmi me bombëturqi
Pas

Gjyqi për bandën e Laert Haxhisë, blindohet Elbasani

Para

“Nuk do na mbajnë më nervat”, banorët e Bërxullës ju rikthehen protestave, kanë dhe një mesazh për Adriatik Lapajn

Para
“Nuk do na mbajnë më nervat”, banorët e Bërxullës ju rikthehen protestave, kanë dhe një mesazh për Adriatik Lapajn

"Nuk do na mbajnë më nervat", banorët e Bërxullës ju rikthehen protestave, kanë dhe një mesazh për Adriatik Lapajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet në Durrës autori i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.