06:59 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

REL: Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani

16:12 | 09/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
REL: Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani

Ushtarët izraelitë, të mbështetur me helikopterë, kanë vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan kufirin nga Libani të hënën, tha ushtria. Ky është një sinjal për hapjen e një fronti të ri, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Granatime me artileri dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në kufirin jugor të Libanit me Izraelin, afër qytetit Dajra, raportoi televizioni Al-Manar, që është medium i lëvizjes Hezbollah.

Raportohet se grupi i personave të armatosur u afruan pranë kufirit dhe hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

Përmes një deklarate, lëvizja Hezbollah – që ka mbështetjen e Iranit – mohoi përfshirjen në “çfarëdo përleshjeje midis anëtarëve të rezistencës dhe Izraelit armik, apo çfarëdo përpjekjeje për infiltrim” në Izrael.

Ushtria izraelite tha se helikopterët ushtarakë “aktualisht janë duke kryer sulme në zonën” afër kufirit.

Që nga 7 tetori, Izraeli është duke u përleshur me militantët palestinezë të Hamasit, të cilët kryen një sulm masiv nga Gaza.

Më 8 tetor, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe artileri në fermat Sheba, të pushtuara nga Izraeli, duke thënë se është “në solidaritet” me popullin palestinez. Ndaj këtij sulmi, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Liban.

Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka thirrur afër 300.000 rezervistë për të luftuar kundër Hamasit, teksa numri i viktimave në Izrael dhe Gaza ka shkuar mbi 1.000.

Po ashtu, autoritetet izraelite kanë urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës, territor i cili udhëhiqet nga Hamasi që nga viti 2007.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, njihen si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore./ REL

Pas

“Ushqimi është shumë i mirë në Itali”, Guardiola i jep shpresë Juventusit

Para

“Një konflikt shekullor”, diplomati Spartak Topollaj analizon sulmin e Hamasit në Izrael

Para
“Një konflikt shekullor”, diplomati Spartak Topollaj analizon sulmin e Hamasit në Izrael

"Një konflikt shekullor", diplomati Spartak Topollaj analizon sulmin e Hamasit në Izrael

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.