23:35 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Renato Mekolli: Kam në plan projekte televizive, martesa ndoshta vitin tjetër

19:59 | 28/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Renato Mekolli: Kam në plan projekte televizive, martesa ndoshta vitin tjetër

Viti 2016 për të është një nga vitet e suksesshme të tij, madje u bë tepër I njohur edhe për publikun shqiptar. Fjalën e kemi për Renato Mekollin, i cili rrëfen çelësin e suksesit. Në një rrëfim për  gazetën “Shekulli” ai tregon se si është një ditë e zakonshme tij dhe deri tek të qenit pronar i një restoranti në Tiranë.   

Sipas Renatos ëndrra e çdo shefi është të ketë një restorant të tijin.  “Viti 2016 ishte viti im dhe mendoj që çdo gjë vjen në momentin e vet.  Në këtë moment unë kam vetëm pak ditë që kam hapur restoranti tim dhe për vetëm kaq pak ditë jemi shumë mirë me punën e deri më tanishme. Po ishte viti im pasi ishte libri për të cilin unë punova thuajse 3 vjet, më pas pjesëmarrja në “Dance ëith me” ku dola fitues dhe tashmë restoranti”, shprehet Renato teksa buzëqesh.

 Për të gatimi është shumë i rëndësishëm dhe gjithmonë i jep maksimumin e tij në çdo pjatë. “Dua që gjithçka të pëlqehet nga klientët. Edhe pse për vite me radhë  jam në këtë fushë, është një profesion që kërkon ide të reja, kërkon konceptim të ri. Thuajse çdo muaj unë rikonceptoj pjatat që gatuaj. Deri më tani jam duke testuar se çfarë pëlqejnë shqiptarët, e më rezulton që pëlqejnë peshkun. Por, përgjithësisht një pjatë gjithmonë e risjellë ndryshe me shije të tjera. Është pasioni në mes dhe kur ka pasion puna ecën vetë. Emri që kam zgjedhur është emër të cilin e kam mirë menduar. Nga njëra anë mund të kuptohet si “u mami çfarë shije”, por nga ana tjetër është ajo shija e pestë pas së ëmblës, së athtës, së hidhurës dhe së kripurës. Shija që përfaqëson është “shija e këndshme e kënaqësisë”. Kjo shije, akoma e paspecifikuar mirë, mund të krahasohet si “shije mishtore” e cila kapet nga receptorët e gjuhës, por ndihet deri në qiellzë, grykë dhe tru. E zbuluar në vitin 1908 ”, thotë Renato.  

 Një rëndësi shumë të madhe për këtë shef ka mëngjesi, pasi thotë se  është shumë i rëndësishëm, kur ushqehesh shëndetshëm ke energji pa fund. Ndërsa në lidhje me vazjat ai shprehet: Në fakt nuk më pëlqen të flasë deri në momentin që mua një vajzë “të më fusë këpucët në një këmbë” (qesh), sepse nuk dua që të prek jetën e personit që unë ndaj kohën time.  Mua duhet të më durojnë pak sepse edhe momentalisht jam shumë i fokusuar tek puna, duke lënë pas dorë edhe veten time. Por, është pjesë e gjetjes së një njeriu që të ngjit dhe pasi ke kaluar disa pushime të bukura ajo të jetë pranë teje”, thekson ai. 

Renato na  sjell edhe  kujtimet e fëmijërisë janë pika kyçe në risjelljen e shijeve interesante në gatim. “Fëmijëria për mua është e paharrueshme. Kujtoj me mall lojërat dhe ecjet apo vrapimet zbathur. Gjithmonë kthehem pas në kohë, edhe për të kujtuar ato të konsumonim në atë kohë buka e thekur, vaji i ullirit, domatet, karamele zanat… Janë disa shije që unë i kujtoj me shumë mall dhe dua t’i rikthej edhe në gatim. Këtë e bëj patjetër përmes eksperimentimit”, thekson ai.

Por nuk duhet të harrojmë që Renatos i mungon jeta që bënte në Greqi.  Më mungojnë miqtë, familjarët gjithashtu i kam atje. Nëse me jepet rasti dhe mundësi unë mund të shkoj çdo fundjavë atje, por puna tani për tani më mban të lidhur këtu dhe për pasoj shkoj pak më rrallë”, shprehet ai.  Ashtu sikurse kujdeset që ushqimi të jetë cilësor,  çdo pjatë të jetë e rregullt, ashtu pëlqen që të vishet bukur. “Po më pëlqen të vishem bukur. Është bukur mendoj, madje duhet të bëj disa blerje të tjera”, tregon ai duke qeshur. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: intervistarenato mekolli
Pas

Operacioni për kapjen e Balilit, Gazetarët zbulojnë detaje për dështimin e policisë: Donin të nxirrnin bllof Nishanin dhe Metën

Para

U akuzua për skandalin me barnat, ish-drejtori i LSI kalon te PDIU

Para
U akuzua për skandalin me barnat, ish-drejtori i LSI kalon te PDIU

U akuzua për skandalin me barnat, ish-drejtori i LSI kalon te PDIU

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.