Mjeku imazherist Renato Osmënaj, në një intervistë në RTV Ora, u shpreh se sistemi shëndetësor është kolapsuar.
Sipas Osmënaj, strategjia e re që duhet të ndiqet është që mjeku i familjes të hyjë si hallkë e parë në luftën kundër Covid dhe të hiqen telefonatat dedikuar 127.
Osmënaj shtoi se ata që përgjigjet te numri 127 janë punonjëse sociale që, sipas Osmënaj kur u thua për dhimbje gjoksi, thonë pi paracetamol, e pastaj vdes nga infarkti.
Osmënaj: Është kolapsuar sistemi shëndetësor. Ekziston rreziku sepse përderisa spitali “Shefqet Ndroqi” qëndron i mbyllur ku trajtohet të sëmurët me pneumopati kronike, ai nuk ka ku merr një trajtim shëndetësor tani të specializuar. Ndërkohë që është kalapsuar kirurgjia. Mjekët kanë shkuar pranë spitalit të Traumës dhe bëjnë vetëm ndërhyrje urgjente ose disa të planifikuar. Pneumologjia ka kaluar në spitalin e Elbasanit dhe kjo nuk është zgjidhje.
Strategjia e re që duhet të ndiqet është që mjeku i familjes të hyjë si hallkë e parë në luftën kundër Covid dhe të hiqen telefonatat dedikuar Covid 127. Të jetë mjeku i familjes që të marrë ankesën e pacientit dhe ai alerton. Këtu janë punonjës socialë dhe kur i thua më dhemb gjoksi, thonë pi paracetamol, e pastaj vdes nga infarkti. Duhet verifikuar edhe diploma e këtyre recepsionisteve. Diplomat e recepsionisteve të 127-ta, se nuk dihet se kush më flet nga ana tjetër e recepsionit.