Një aksident ka ndodhur në Lezhë, si pasojë e të cilit ka mbetur e plagosur një student. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në afërsi të fshatit Piraj në Lezhë, ku një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka aksidentuar studenten.
23-vjeçarja me inicialet D.B ndodhet në spital dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.B, vjeç 58, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në superstradë, në fshatin Piraj, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vajza, D.B, vjeç 23, studente e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)