22:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Renditet i dyti në portalin për mësuesit, ende pa një vend pune. Ndërhyn ”live” Drejtoresha Arsimore

08:02 | 07/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Renditet i dyti në portalin për mësuesit, ende pa një vend pune. Ndërhyn ”live” Drejtoresha Arsimore

Në emisionin e mëngjesit me Rezear Xhaxhiun në ‘’Fax News” në rubrikën e të indinjuarit special ka qenë një mësues i cili është renditur i dyti në portalin për mësuesin dhe thotë se ende nuk ka një vend pune për të .

Ardian Skura me profesion muzikant tregon se është hequr nga puna si mësues në vitin 2006-të dhe prej atëherë endet rrugëve në kërkim të së drejtës së tij. 

“Kam dalë i dyti në portalin për mësuesit dhe më thonë se nuk ka vende të lira. Jam pritur në drejtorinë Arsimore nga ana e drejtoreshës së personelit, e cila më tha prit shtatorin. Kaloi dhe shtatori dhe asgjë nuk ndodhi, si nuk gjenden në gjithë këtë kryeqytet dy vende të lira pune. Në 2006 më hoqën si mësues pa asnjë argument, unë nuk jam marrë asnjëherë me politikë, pasi nuk më ka interesuar, edhe pse kam pasur ftesa të ndryshme”, shprehet Ardian Skura.

E kontaktuar në telefon drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Arjola Byzyka shprehet: ata rankohen për të pasur mundësi për tu punësuar sipas rradhës dhe për profilin e zotërisë nuk ka pasur vende të lirë pune.

Skura: Përse zhvillohet portali sa kohë që ju thoni që nuk keni të drejtë punësimi.

Byzyka: Drejtoritë kanë të drejtën vetëm të rankimit dhe më pas nis verifikimi i dosjeve nga ana e Komisionit që qëndron pranë drejtorive arsimore.

Skura: Konkurrimi i dosjeve është bërë

Byzyka: Është komisioni që bën shqyrtimi i dosjeve dhe pas kësaj bëhet testimi me shkrim. Duke qenë se është muzikolog, zotëria duhet të kërkojë punë te shkollat speciale. Kjo pasi në të vetmen shkollë speciale që është liceu nuk ka vend të hapur.

Skura: Mirë po pse atëherë hapet portal, kur nuk ka vende të lira pune, kur unë isha renditur i dyti aty hynë dy studentë të rinj si mësues.

Byzuka: Janë disa politika të punësimit të të rinjve, që kanë qenë edhe në sistem para jush që në vitin 2014-të.

Xhaxhiu: A mund të bëni një premtim publik që do ta prisni zotin Skura në zyrë.

Byzyka: Po patjetër

Skura: Unë nuk do të dorëzohem, pasi jam kryefamiljar dhe kam 8 vite që kam aplikuar në lice.

(E.K/FAXWEB)

 

 

 

 

 

Etiketa: ardian skuraarjolaarjola byzykaqytetariskura
Pas

Sulmohet me armë zyra e PASOK-ut në Athinë, autoritetet greke: Akt terrorist!

Para

Mësuesit, mjekët, infermierët dhe pensionistët, rritje modeste pagash në 2018-tën

Para
Mësuesit, mjekët, infermierët dhe pensionistët, rritje modeste pagash në 2018-tën

Mësuesit, mjekët, infermierët dhe pensionistët, rritje modeste pagash në 2018-tën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.