01:36 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rëndohen akuzat mbi ish-çiftin Kryemadhi-Meta, Kryemadhi shpenzoi 240 mijë $ nga karta e Shatkut!

10:40 | 01/07/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK mbyll hetimet, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren të pandehur

SPAK ka përpiluar raportin dy mujor të hetimeve, nga ku dyshohet se një tjetër episod korrupsioni mund të jetë kryer nga Meta dhe Kryemadhi, ku shpenzimet nga një kartë e dytë bankare prej tyre kapin vlerën e 240 mijë dollarëve.

Sipas SPAK, karta bankare ishte vendosur në dispozicion për ish-çiftin, nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku.

Burime per gazetaren Bleona Prengezaj bejne me dije se për periudhën dhjetor 2014- nëntor 2017, Monika Kryemadhi dyshohet se ka shpenzuar shumën e sipërpërmendur për blerje në dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avioni për udhëtimet.

Ish-presidenti Meta më herët ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Meta u shpreh se mban përgjegjësi vetëm për veprimet e tij

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi, që u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kujtojmë se SPAK e akuzon Metën për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK, janë dokumentuar disa episode ku Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

Pas

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Para

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Para
Edi Rama përplaset me Nigel Farage: Mjaft me shpifje, shqiptarët nuk janë numra për propagandë

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.