12:54 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron jetë në spital 67-vjeçari Bashkim Basha

09:27 | 03/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Ishin në kohën dhe vendin e gabuar, kush ishte çifti Basha që u gjet në mes të atentatit mafioz në Dobraç, gruaja humbi jetën

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” në Dobraç para disa ditësh, raportohet se ka ndërruar jetë në spital 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili u plagos rëndë pasi motomjeti me të cilin ai qarkullonte u përplas nga makina e Hamza Licit, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri, të cilat u kryen nga persona ende të paidentifikuar.

Breshëria e plumbave i ka marrë jetën Licit në vendngjarje, por duke qenë në drejtimin e automjetit ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur çiftin e bashkëshortëve Bashkim dhe Flutra Basha. Flutura Basha, 56 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj luftoi me vdekjen deri mëngjesin e sotëm.

Çifti i bashkëshortëve po shkonte të kujdesej për një tokë që ishte afër zonës ku ndodhi krimi. Ata u gjendën në kohën e gabuar, në vendin e gabuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas

E rëndë në Gjermani/ I riu nga Shqipëria gjendet i pajetë në shtëpi

Para

Pjesë e Korridorit 8, Rama ndan pamje nga rruga Elbasan-Qafë Thanë

Para
Pjesë e Korridorit 8, Rama ndan pamje nga rruga Elbasan-Qafë Thanë

Pjesë e Korridorit 8, Rama ndan pamje nga rruga Elbasan-Qafë Thanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trafik droge, dhunë dhe aksidente në Tiranë,disa persona arrestohen në orët e fundit

Kina evakuon mijëra qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Izraeli paralajmëron reagim të fortë: Ministri i Mbrojtjes thotë se Ajatollah Khamenei nuk mund të qëndrojë më në pushtet pas sulmeve iraniane

Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Stambollin gjatë fundjavës

Përplasjet brenda BE mbi konfliktin Izrael-Iran: Von der Leyen nën kritika për qëndrimin e saj

Ministri rus i Ekonomisë pranon: Rusia po përballet me rrezikun e një recesioni

Sulmet iraniane shkaktojnë pesë të plagosur rëndë në Tel Aviv

Irani akuzon OKB-në: Po veproni si aleat i Izraelit!

Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin

Zëdhënësi i Kremlin paralajmëron: Ndërhyrja e SHBA në konfliktin Izrael-Iran do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.