Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Pas 15-vjeçarit që ndërroi jetë në vendngjarje, ka vdekur në spital edhe një 13-vjeçar, që ishte në të njëjtin motor me të, kur u përplasën nga një makinë.
Gjendja e të miturit ka qenë e rëndë, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që të bënin diccka për jetën e tij.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me inicialet Xh. M, dhe e ka marrë në pyetje në lidhjet me rrethanat që ka ndodhur aksidenti.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë errësira në rrugë, ndërkohë që të miturit udhëtonin me një motor të modifikuar.
Aksident tragjik në Durrës, humb jetën një minoren, në gjendje të rëndë shoku i tij